Janë publikuar të tjera detaje nga dëshmia e 23-vjeçarit shqiptar në Greqi, i cili u la dje në burg nën akuzën e vrasjes së 19-vjeçarit grek, Alkis Kampanos.
Ai ka pranuar se ka qenë i pranishëm në ngjarjen e rëndë, por ka mohuar të jetë ai autori, duke akuzuar 21-vjeçarin grek me inicialetr G.K, si personi që ka kryer krimin. Sipas shqiptarit, pas krimit, 21-vjeçari grek i kishte thënë 'kam harruar thikën'.
"Pas pak kohësh u kthyem të gjithë në zyrat e Shoqatës në Germanos. Aty mbërritën personat e tjerë, mes tyre edhe G.K., i cili në mes të gjithë tha 'kam harruar thikën'. Jemi viktima të fanatizmit. Pas ndeshjes së volejbollit mes PAOK dhe Olimpiakosit mbërritëm në Shoqatë dhe anëtarët e tjerë na njoftuan se po i kërkonin. U nisëm me 3 makina nga qendra e Selanikut në kërkim të tifozëve të ARIS-it, të cilët në të kaluarën kishin plagosur rëndë njërin nga ne. Qëllimi ishte një përplasje verbale, kurrë nuk kam menduar se gjërat do të kishin këtë fund fatal. Unë isha në makinën time 'Citroen' dhe të tjerët më njoftuan se i kishin gjetur. Ndalova makinën, por u kujtova që nuk kisha ngritur frenat e dorës dhe u ktheva mbrapsht. Kur dola nga makina pashë se çfarë po ndodhte dhe u tremba, nuk u afrova. Kuptova se çfarë kishte ndodhur më vonë", ka thënë ai.
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin fqinj u regjistrua orët e para të mëngjesit të 2 shkurt, ku një djalë vetëm 19 vjeç humbi jetën nga dora e një bashkëmoshatari
Ishte një grup djemsh vetëm disa orë pas ndeshjes Paok-Aris ata që vendosën t’i prinin fillin e jetë djalit të ri. Grupi prej afërisht 10 vetash, zbritën nga dy makinat me të cilat po udhëtonin dhe ju drejtuan 3 djemve, njeri prej të cilëve edhe Alkis. Në atë moment një sherr nisi mes tyre. Nga sherri mbetën dy të plagosur rëndë dhe 1 viktimë.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar, pra 23-vjeçari, idyshohet si autori, ndërsa ishte pjesë e disa grupeve ekstremiste të djathta në Greqi, të cilët konfliktoheshin vazhdimisht me grupe të tjera tifozësh duke përdorur edhe thike dhe armë të tjera të ftohta gjatë sulmeve.