Alkis Kampanos, është 19-vjeçari që gjeti vdekjen nga dora e një shqiptari orët e para të mëngjesit të sotëm në Selanik të Greqisë.
Pasi e qëlloi disa herë me thikë, 23-vjeçari shqiptar e la të riun në mes të rrugës të mbuluar në gjak dhe u përpoq t'i "arratisej" skenës së krimit që krijoi duke vrapuar për të hyrë në makinë, së bashku me një grup të rinjsh nga të cilët ishte i shoqëruar.
Në një video e cila ka qarkulluar në media pranë vendit të ngjarjes shihet një grup me djem të cilët vrapojnë për të hyrë makinë, pasi shqiptari ka masakruar me thikë Alkis Kampanos.
Ka qenë makina që shqiptari mendoi se do ta "shpëtonte" ajo që e tradhtoi, pasi u identifikua nga policia shumë shpejtë nga targat, dukë u vënë kështu në pranga.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi disa metra poshtë stadiumit, pas ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve të Selanikut Aek-Paok.
Shqiptari me banim në Selanik posedonte leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.
23-vjeçari shqiptar u cilësua nga mediat greke si një "huligan mizor", ndërsa sic raportohet ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2019 është proceduar për një rast dhune gjatë një ndeshjeje futbolli.
Identiteti i të riut ende nuk është bërë me dije.
Ulërima dhe një grup çunash që vrapojnë për t'u futur në dy makinat pasi lanë të shtrirë dhe të mbuluar në gjak 19-vjeçarin, janë këto pamjet që kanë publikuar mediat greke disa momente pas vrasjes së të riut nga 23-vjeçari shqiptar.
Në video paraqitet momenti kur grupi i çunave të përhirë në ngjarjen kriminale, mundohet të "shpëtojnë" duke u futur në makinat e tyre dhe duke i dhënë gaz. Në njërën prej dy makinave u fut dhe "huligani mizor shqiptar" , siç e kanë quajtur mediat greke 23-vjeçarin që vrau me thikë të riun në Selanik.
Videoja është kapur nga ballkoni i një njeriu që jeton pranë vendin të ngjarjes.
Ky është 23-vjeçari shqiptar që vrau Alkis Kampanos mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë.
Fotografitë e shqiptarit të arrestuar që tronditi vendin fqinj me aktine tij kriminal janë publikuar, ndërsa ende nuk është bërë me dije emri i tij.
kujdes sapunin kure te veshe atje trape hyyy
PërgjigjuDeri dije ky ishte minoritar grek, emër mbiemër. Pasi kreu vrasjen na u bë prap shqiptare.
PërgjigjuKy Kriminel sikur ka gelltitur Okllaine e Byrekut. O Gra shkoni e shikoni ne Guzhine a e keni Okllaine, apo jau ka vjedhur ky ketu. Si nuk degjuam njehere neper Bote nje Fjale te mire per ne, keta Idiota na moren Ftyren. Nga paraqitja jemi sie Europiane dhe na afrohen, por kur them se jam Schqiptare me largohen. Pjesa me e madhe e Shqiptareve jane te mrekullueshem, por keta Debila si ky pershembull na bejne te vuajm edhe pse punojme e jetojme me Djersen e Ballit. Vetem per Vrasjet duhet te kthehet Denimi me vdekje kush vret te vritet jo si ai ne Lezhe qe i vret Babain Femijes 4 vjec dhe donohet me 7 Vjet Burg, Turp, Marrezi, Cmenduri.
PërgjigjuHuligan mizor ky qoftja? Ky eshte i kollarisur si per ne shkolle, me kemishe e pulover, djale mamaje. Thuaj qe eshte loqe me mire se ofendohen huliganet.
Përgjigju