Vrasja e dy të rinjve shqiptarë në Zvicër, mund të ketë si shkak çështjet e drogës.
Janë mediat e këtij vendi të cilat raportojnë se vrasja e 28-vjeçarit Mirjan B dhe 39-vjeçarit Orges S, të cilët u qëlluan teksa qëndronin të ulur në një kafe në Bazel, ka ardhur si shkak i grabitjes së rreth 2 kg heroine.
Dyshohet se një prej viktimave ka qenë pjesë e grabitjes së drogës.
Ajo që mund të thuhet me siguri tashmë është se viktimat qëndronin si turistë në Zvicër, sipas gjithë gjasave të lidhur me rrjetin e bandave narko-trafikante.
Në lidhje me atë se deri ku kanë arritur hetimet, nuk ka dashur të komentojë komisari i policisë, Rene Gsell, por ai tha vetëm se “hetimet janë të vështira dhe gjithëpërfshirëse”. I pyetur nëse agresorët janë arrestuar, Gsell nuk ka dashur të komentojë.
Dy kufomat e shqiptarëve të vrarë do të kthehen në Shqipëri të mërkurën.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa policia ka arritur të sekuestrojë celularët e viktimave, të cilët mund të çojnë edhe në gjurmët e autorëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com