Kristjan Sterjo, autori i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko pasditen e së shtunës, siç është raportuar më herët është emër i njohur për policinë e Korçës.
Ai ka qenë më parë i arrestuar për plagosje me thikë.
Nga publikimet që kanë bërë shokët e Sterjos në rrjetet sociale vërehet jeta problematike që e rrethonte 20-vjeçarin.
Në një video të postuar në rrjete shihet 20-vjeçari që del nga gjykata e Korçës ndërsa shokët e tij filmojnë procesin duke i bërë karshillëk policisë.
Në një tjetër foto të hedhur po nga grupi problematik shihet qartë Sterjo, autori i ngjarjes, me 3 të rinj të tjerë ku evidentohen kanabis dhe armë.
Sipas informacioneve, Sterjo gjatë arratisë ka çaktivizuar llogaritë e tij në rrjetet sociale për të mbajtur në “hije” ekspozimin e fotove dhe videove.
Lajmi kryesor:
Vritet me kallashnikov 20-vjeçari në Korçë, ish-efektiv i Forcave të Armatosura! Autori kapet pranë banesës, gjendet arma! Ishte shok fëmijërie me viktimën (EMRAT + FOTO)










