Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit për një vajzë, dëshmia e 18-vjeçarit të arrestuar: Takimi ishte rastësor! Nisi me grushte e përfundoi në plagosje me thikë

Ensi Maze, 18-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Stiven Toshkesit pak pas mesnatës së të martës pranë gjimnazit “Partizani”, pranoi para hetuesve se ishte në vendin e ngjarjes. I riu tregoi dinamikën e plotë të asaj që përfundoi me vdekjen e 20-vjeçarit që sapo kishte lënë punën dhe ishte duke lëvizur me automjetin e tij. Maze tha se takimi i mikut të tij Axel Hoxhaj dhe viktimës ishte rastësor, por në vetëm pak sekonda situata degradoi në konflikt. Deklarimet e tij përputhen edhe me pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes.

Maze thotë se Stiven Toshkësi ka ardhur me makinë, ka ndaluar dhe më pas ka dalë nga aty duke e qëlluar atë me grushte. Pas kësaj, Toshkësi është qëlluar disa herë me thikë nga Axel Hoxhaj, të cilën e kishte me vete. Ensi Maze ka treguar se ishte në dijeni të një konflikti që autori me viktimën kanë pasur më herët, për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Stiven, por që Axel Hoxhaj e pëlqente.

Më herët, autori dhe viktima ishin konfliktuar për të njëjtën arsye në Rrugë të Elbasanit dhe me sa duket hesapet nuk i kishin mbyllur. Policia është në kërkim të Axel Hoxhajt, por 18-vjeçari nuk është gjetur akoma, pavarësisht disa kontrolleve të kryera në disa ambiente që dyshohej se mund të ishte fshehur. Në pyetje është marrë edhe vajza për të cilën degradoi debati deri në vrasje, e cila sipas burimeve ka qenë e tronditur dhe nuk ka dhënë shumë detaje për hetuesit.

Goditja për Stiven Toshkësin rezultoi fatale, ndërsa i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të rënda të marra. Ai sapo kishte lënë punën e turnit të dytë dhe po kthehej në shtëpi kur ngjarja ndodhi.

 

Enzi Maze dhe Stiven Toshkesi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!