TIRANE - Lirohet Gentjan Shahinaj, një prej të dyshuarve për vrasjen e 21 vjecarit Andi Prifti për një skedinë me vlerë 60 mijë lekësh të reja.

Ngjarja u shënua natën e 20 janarit, kur Andi Prifti u masakrua me thikë për një skedinë që ai kishte fituar disa orë para se ta vrisnin. Disa ditë më vonë, policia e Fierit arrestoi si të dyshuar për vrasjen e Andi Priftit, 3 persona Gentjan Shahinaj, Andrea Rrapaj 18 vjeç dhe Erald Elmazi 25 vjeç, shokë të viktimës. Për ta gjykata dha masën e sigurisë burg pa afat.

Sot, prokuroria ka pushuar çështjen ndaj Shahinaj, pasi nuk ka prova për vrasjen e 21 vjecarit.
Prokurori Clirim Sinaj tha se ndaj dy të arrestuarve  të tjerë ekzistojnë prova shkencore, duke bërë që provat indirekte me të cilat dyshohej Shahinaj të bien poshtë, duke lënë përfundimisht qelinë e burgut.

Pak ditë më parë familjarët e Gentianit mohuan përfshirjen e djalit të tyre në krim. Ata dëshmuan se natën e vrasjes, 20 janar Gentiani kishte qenë në shtëpi.

(s.g/ad.ti/shqiptarja.com)