LEZHË – Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion një shumë prej 5 mijë euro si shpërblim për këdo që ofron informacion mbi autorësinë e vrasjes së mbrëmshme.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë garanton anonimatin e plotë të informatorit dhe fton qytetarët që për çdo informacion të kontaktojnë në numerin cel. 0694106451.

Dje në mbrëmjë rretho ors 21:35 mbeti i vrarë Kristjan Marku. Ai u ekzekutua ndërsa ndodhej në një lokal në qendë të qytetit. Gjithashtu mbeti një tjetër person i plagosur.

Policia ende nuk ka identifikuar autoret e ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar në komisariat dhjetëra persona.

Ngjarja konsiderohet e tipit mafios pasi autorët kanë qëlluar nga automjeti i tyre në lëvizje dhe gjithçka ka ndodhur në një hark kohor mjaft të shkurtër duke mundur që autorët të largohen me shpejtësi. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)