Mesditën e 11 korrikut të 2015-ës, 23 vjecari nga Erseka, Marjo Laho, u ekzekutua ne sofrën e bukës nga 54 vjecari, Abaz Isai, teksa palet më herët ishin përfshirë në një konflikt.

Gjykata e Korçës deri më tani ka dhënë vetëm masën e sigurisë "arrest me burg" për Abaz Isain, teksa ende s'është dhënë vendimi për dënimin e tij.

abas isai
(Abaz Isai)

Ky fakt i ka shtyrë familjarët e Marjo Lahos, të mendojne se, Abaz Isai, po luan çdo kartë për t'iu shmangur dënimit, duke u përpjekur të sigurojë një vërtetim si i paaftë mendërisht dhe falë lidhjeve të tij të shumta.

Petro Laho babai i 26 vjeçarit me lot në sy i kërkon gjykatës të bëjë drejtësi dhe mos ta detyroje familjen të bëjë vetëgjyqësi. Fatmira e Motra e Marjos është të njëjtën më linjë me babin e saj, teksa kërkon ndëshkimin maksimal të autorit. 

petro laho
Petro Laho

Marjo Laho ishte në stanin e ngritur në fshat ku ruante bagëtinë kur aty ka mbërritur Abaz Isai, i cili ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 23 vjeçarit.

marjo laho
Marjo Laho

Familja Laho tashmë sytë i ka nga drejtësia e cila se ka thënë ende fjalën e saj.