Vrasja e 25 vjeçarit nga polici në Tiranë/ Flasin shokët: S'kishte armë, i urrente! Atë natë ishte me ne deri në 11:00, vonë doli për të marrë cigare

Shokët e Klodjan Rashës të riut që u vra dje me armë zjarri nga efektivi në Tiranë në lagjen e tij pak metra larg shtëpisë, pasi e ndoqi për shkak se theu orën policore, ia kanë hedhur fajin policisë së shtetit, duke thënë se sipas tyre kanë nxjerrë prova se i riu ka pasur pistoletë për të ruajtur imazhin e policisë.

Njëri nga shokët Orion Mulgeci, ka deklaruar Klodjani ka qenë me to deri në orën 11:00, dhe këtu thekson se nuk ka pasur armë me vete. Madje ai thekson se Klodiani i urente armët. Sipas tij, 25 vjeçari ka dalë në orën 1:45 të mëngjesit, kur dhe u vra, për të marrë cigare në një kioskë e cila qëndronte e hapur 24 orë.

"Unë jam shoku i Klodjanit. Për Klodjanin ne e kemi patur 20 vite shok dhe ka gëzuar respektin e çdo njeriu që e ka takuar të paktën  1 herë në jetë. Natën që ka ndodhur ngjarja Klodjani ka qenë me ne shkokët e tij dhe aq sa jam unë i armatosur ka qenë dhe Klodjani. Nuk ka pasur kurrë armë në jetën e tij sepse nuk ka pasur probleme me asnjeri. Nuk ka qenë person me rrezikshëri dhe ne që e kemi shok  e dimë që ai ska mbajtur kurrë armë. Ka qenë një natyrë e qetë që i respektonte njerëzit dhe të gjithë e respektonin. Madje ka qenë njeri që i  urrente armët, i ka pasur fobi. Unë mendoj se ishte skemë e sajuar", ka thënë ai.

Veprimin e oficerit ai e konsideron të paligjshëm, ndërsa për armën që sipas policisë i ka rënë të riut, e quan trillim për të mos njollosur figurën e policisë.

"Policia insiston se ai ka pasur armë por ai ka qenë me ne deri në 11 të natës me ne dhe s'ka pasur asnjë armë. Dhe familja e di më mirë se ai as në shtëpi as në lagje as 100 metra larg shtëpisë kurrë ska pasur armë. Nuk ka qenë njeri që cilësohet me rrezikshmëri. Ai ka dalë jashtë orës për të blerë cigare në një kioskë që rri 24 orë hapur në Don Bosko.

Nuk është gjetur armë. Veprimi i policisë e kosideroj të paligjshëm sepse brenda një kohe të shkurtër janë dhënë 3 njoftime të ndryshme është arrestuar ka bërë aksident dhe pastaj  ka vdekur. Pas 4 orësh  është gjetur arma 100 metër larg vendit të ngjarjes ndërkohë që ai është qëlluar pas shpine. Arma si përkiste Klodjan Rashës, ai ishte me ne. Ska pasur probleme ai dilte nga shpia deri në lagje skishte probleme, skishte hasëm të gjithë e respektonin", shtoi ai.

Jo vetëm humbja e shokut të tyre, por e dhimbshëm miqtë thonë se është edhe fakti që kanë dalë informacione se a ika qenë një person me precedentë penalë. Këtu ka shtuar se miku i tyre s'ka pasur mendore, por është kuruar me ilaçe për dhimbje koke siç bëjnë të gjithë njerëzit.

"Ne na dhemb  më shumë se kemi humbur shokun na dhemb fakti që është njollosur figura e tij.  Deri rreth orës 11 kemi qëndruar, 5 minuta nga këtu. Kemi qëndruar në lagje se ishin mbyllur bar kafet. Probleme si çdo njeri që ka pasur probleme të vogla, merrte ilaçe për kokën. Dikush kurohet për kokën dikush për veshkën. Ka qenë njeri normal s'ka pasur asnjë problem. Policia do mbrojë interesat e saj. Nuk është në interesin e policisë që një punonjës të vrasë dikë pas shpine. Nuk jemi thirrur nga policia për deklaratë. Do shkojmë në protestë. Ne jemi të parët, derisa të vihet drejtësia në vend", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

U vra nga efektivi/ Përcillet mes dhimbjesh në banesën e fundit Klodjan Rasha! Lleshaj: Të zbardhet sa më parë e vërteta! Policia e Shtetit: Jemi të gjithë të prekur, po analizojmë ngjarjen


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare