U vra nga efektivi/ Përcillet mes dhimbjesh në banesën e fundit Klodjan Rasha! Lleshaj: Të zbardhet sa më parë e vërteta! Policia e Shtetit: Jemi të gjithë të prekur, po analizojmë ngjarjen

Përcillet në banesën e fundit Klodjan Rasha, 25 vjeçari i cili u vra me 2 plumba, mëngjesin e djeshëm nga një efektiv policie në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë, në lagjen e tij, pak metra larg shtëpisë. Dhimbja e madhe ka kapluar familjen Rasha, dhe për ti dhënë sot lamtumirën e fundit Klodianit bashkë me të kanë qenë edhe miqtë e të afërmit e tyre.

Për vrasjen e 25 vjeçarit, të rinjtë e FRPD kanë nisur një marshim proteste te Ministria e Brendshme-Bulevard- Kryeministri. Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi nga marshimi me të rinjtë hedhur akuza ndaj policisë së shtetit për fshehje të provave dhe njollosje të figurës të së riut për të mbuluar efektivin. Ai i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen për këtë ngjarje. 

Vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar vrasjen e të riut si një ndodhi që ka prekur jo vetëm familjen por edhe Policinë e Shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj ka shprehur ngushëllimet më të thella për këtë humbje tragjike, duke ushtuar se të gjithë tanimë kanë nevojë për qartësimin sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave. 

Ndërkaq shokët e Klodjan Rashës, ia kanë hedhur fajin policit, pasi sipas tyre i riu nuk kishte armë me vete. Njëri nga shokët Orion Mulgeci, ka deklaruar Klodjani ka qenë me to deri në orën 11:00 të natës, dhe këtu thekson se nuk ka pasur armë me vete. Madje ai thekson se Klodiani i urente armët. Sipas tij, 25 vjeçari ka dalë në orën 1:45 të mëngjesit, kur dhe u vra, për të marrë cigare në një kioskë e cila qëndronte e hapur 24 orë.Jo vetëm humbja e shokut të tyre, por gjithashtu i dhimbshëm për to, miqtë thonë se është fakti që kanë dalë informacione se Rasha ka qenë një person me precedentë penalë. 

Rasha, është qëlluar nga polici me 2 plumba, një në shpatull dhe një në kokë. Si pasojë e plagëve që ka marrë ka ndërruar jetë në spital. Për këtë ngjarje efektivi është arrestuar dhe në dëshminë e tij, ka thënë se ka dashur ta ndalojë të riun pasi ka thyer orën policiore e jo ta vrasë, por 25 vjeçari e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap. Ai është nisur ta qëllojë në pjesën e poshtme të trupit, por kur ka gjuajtur herën e dytë nga errësira nuk e ka parë se ku e kapur plumbi. Edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) pas hetimeve të kryera, ka dalë në përfundimin se polici që vrau 25-vjeçarin, ka vepruar në shkelje të ligjit, pasi nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes. SHÇBA ka zbardhur të gjithë skemën se si ka ndodhur ngjarja, për të cilën thekson se për këtë ka edhe prova filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Për vrasjen e të riut edhe një grup qytetarësh në Kukës kanë bërë protestë para Drejtorisë Vendore të Policise Kukës.

Vendi ku u vra 25-vjecari

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
Vrasja e 25-vjeçarit Klodjan Rasha/ Policia e Shtetit: Jemi të gjithë të prekur, po analizojmë intensivisht të gjithë ngjarjen

Policia e Shtetit ka garantuar të gjithë qytetarët se po analizojnë të gjitha detajet për shkaqet që ccuan në vrasjen e të riut 25-vjeçar Klodjan Rasha nga një efektiv policie mëngjesin e së martës.

Përmes një deklarate policia i shpreh ngushëllimet familjes së të riut, duke garantuar qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

"Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt. 

Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari", thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Ora 14:49
Vrasja nga polici e 25-vjeçarit, Klodian Rama/ Meta si opozita, bën përgjegjës Lleshajn: Koha për drejtësi

1603714112_WATERMARKREPORTtv.00225600.Still013.jpg

Ngjarje shumë të rëndë dhe të dënueshme, që na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Kështu e ka konsideruar Presidenti Ilir Meta vrasjen mëngjesin e djeshëm të 25-vjeçarit, Klodian Rasha. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa i shpreh ngushëllimet familjes, Meta thotë se Policia e Shtetit ka mision të ruajë rendin e sigurinë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktet Ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

"Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shproporcionale nga efektivë të caktuar të Policisë së Shtetit, kanë ardhur duke u përshkallëzuar.  Kjo është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla", shkruan Meta.

Ai i kërkon Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve.

"Zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë duhet të shërbejë, si një moment kthese dhe reflektimi mbi ligjshmërinë e akteve të Policisë së Shtetit, jo vetëm të një individi, por e të gjithë zinxhirit komandues, që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit dhe orientimit të efektivëve të policisë, deri te nxitja e veprimeve apo sjelljeve jashtë kërkesave të ligjit, që më pas çojnë edhe në ngjarje të tilla, të papranueshme për të gjithë shoqërinë tonë.

I kërkoj Avokatit të Popullit të ndjekë nga afër këtë rast dhe të dalë me rekomandime të posaçme për Policinë e Shtetit e që duhet të adresohen menjëherë nga kjo e fundit. I bëj thirrje shoqërisë civile të jetë më aktive në krah të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve në raport me veprimet e Policisë së Shtetit, e të monitorojë në mënyrë konstante veprimtarinë e saj.  KOHA PËR DREJTËSI ËSHTË TANI!", shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.

Ora 12:27
Vrasja e Klodjan Rashës/ E afërmja: Ne nuk e njohim policin, drejtësinë e presim nga shteti

E afërmja e 25-vjeçarin Klodjan Rasha ka thënë se presin drejtësi nga shteti.

"E kam djalë kunati, ka dalë të pijë kafe kur është kthyer, ky i ka parë policët dhe i kanë thënë 'ndalo' për maskë. Ka qenë rreth orës 1 të natës, se nuk e dimë të vërtetën ne tani, dhe i kanë gjuajtur pas shpine. Nuk dimë gjë tjetër. Ne nuk e njohim policin, ia kemi lënë drejtësinë shtetit. Babi i vet ka thënë drejtësinë ia lëmë shtetit, shtet ku polici të vrasë djalin e ri 25-vjeç vetëm atë këtu kam parë. Presim drejtësi nga shteti. Ka qenë alamet djali, nuk merrej me asgjë, në shtëpi e ka mbajtur babi i vet. Babi i vet është çakorduar, robin ndaloje ose gjuaje te këmba ose hidhe në ajër. Asnjëherë në botë nuk ka pasur armë. Ka qenë djalë i sjellshëm, ta vrasësh tjetrin", tha e afërmja.

Ora 12:00
Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga polici, reagon ministri Lleshaj: E vërteta, ngushëllimi më i madh! Të zbardhet sa më parë ngjarja

Ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, ku 25 vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv i policisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar si një ndodhi që ka prekur jo vetëm familjen por edhe Policinë e Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj ka shprehur ngushëllimet më të thella për këtë humbje tragjike, duke u shprehur se të gjithë tanimë kanë nevojë për qartësimin sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave.

"E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH

Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë", ka shkruar Lleshaj në Facebook.  

 

Ora 11:48
Vrasja e të riut nga polici, Këlliçi: Po fshehin prova dhe po i baltosin figurën! Lleshaj të dorëhiqet, turp për Ramën

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi nga marshimi me të rinjtë e FRPD për vrasjen e të riut Klodjan Rasha dje në Tiranë nga polici, ka hedhur akuza ndaj policisë së shtetit për fshehje të provave dhe njollosje të figurës të së riut sipas tij për të mbuluar efektivin. Ai i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen për këtë ngjarje. Ndërkaq ka "shigjetuar" edhe kryeministrin Edi Rama se përse ai nuk ka reaguar për këtë ngjarje.

"Kjo që ka ndodhur dje është kriminale është momenti që çdo qytetar të bëhet bashkë për të reaguar. Shqiëria shqiptare dhe kryeministri reaguan kur u vra ne Amerikë, po këtu çfarë bënë. Eshtë e turpshme fshehja e provave të ngjarjes dhe baltosja e figures se tij. Ai ka qenë duke ecur dje me hurma ne duar. A kanë fëmijë a skanë fëmijë, ministri i brendshëm ka fëmijë si si vjen turp e mban  veten dhe si malësor, nese ke dinjitet dil dhe jep doreheqjen. Nuk duam të bëjmë aspak, e dimë që do thoni se po bëjmë politike, aspak jo ne po bëjmë detyrën tonë si qytetarë dhe duke ftuar çdo të rinj dhe qytetarë të ngrenë zërin. E nisin duke ngacmuar seksualisht vajzat, duke rrahur të riun te liqeni e tani duke vrarë. Të ngrihemi sa nuk është vonë. Kjo e keqe duhet të largohet e të marrë fund. Turp ti vije atij turistit në Manhatan që ende nuk ka një reagim", ka thënë ai.

Ora 11:23
Vrasja e 25 vjeçarit nga polici, të rinjtë e FRPD nisin marshim para ministrisë së Brendshme

Të rinjtë e FRPD kanë nisur tek Ministria e Brendshme një marshim proteste për vrasjen e të riut Klodian Rasha, dje në orët e para të mëngjesit në Tiranë nga një efktiv policie.

 Itinerari i marshimit do të jetë Ministria e Brendshme- Bulevard- Kryeministri, ku do te flasin kryetari i FRPD Belind Kelliçi dhe te rinj te tjerë.

Ora 11:19
U vra dje nga efektivi në Tiranë, familjarët përcjellin për në banesën e fundit mes dhimbjesh Klodjan Rashën

Përcillet për në banesën e fundit 25 vjeçari Klodjan Rasha i cili është vrarë mëngjesin e djeshëm nga një efektiv policie në Tiranë.

Ai është përcjellë nga familjarët dhe të afërmit mes lotësh dhe dhimbjesh të mëdha.

Klodian Rasha u qëllua nga efektivi i policisë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, ndërsa kishte shkelur orën policore.

Ora 10:30
Vrasja e 25 vjeçarit nga polici në Tiranë/ Flasin shokët: S'kishte armë, i urrente! Atë natë ishte me ne deri në 11:00, vonë doli për të marrë cigare

Shokët e Klodjan Rashës të riut që u vra dje me armë zjarri nga efektivi në Tiranë në lagjen e tij pak metra larg shtëpisë, pasi e ndoqi për shkak se theu orën policore, ia kanë hedhur fajin policisë së shtetit, duke thënë se sipas tyre kanë nxjerrë prova se i riu ka pasur pistoletë për të ruajtur imazhin e policisë.

Njëri nga shokët Orion Mulgeci, ka deklaruar Klodjani ka qenë me to deri në orën 11:00, dhe këtu thekson se nuk ka pasur armë me vete. Madje ai thekson se Klodiani i urente armët. Sipas tij, 25 vjeçari ka dalë në orën 1:45 të mëngjesit, kur dhe u vra, për të marrë cigare në një kioskë e cila qëndronte e hapur 24 orë.

"Unë jam shoku i Klodjanit. Për Klodjanin ne e kemi patur 20 vite shok dhe ka gëzuar respektin e çdo njeriu që e ka takuar të paktën  1 herë në jetë. Natën që ka ndodhur ngjarja Klodjani ka qenë me ne shkokët e tij dhe aq sa jam unë i armatosur ka qenë dhe Klodjani. Nuk ka pasur kurrë armë në jetën e tij sepse nuk ka pasur probleme me asnjeri. Nuk ka qenë person me rrezikshëri dhe ne që e kemi shok  e dimë që ai ska mbajtur kurrë armë. Ka qenë një natyrë e qetë që i respektonte njerëzit dhe të gjithë e respektonin. Madje ka qenë njeri që i  urrente armët, i ka pasur fobi. Unë mendoj se ishte skemë e sajuar", ka thënë ai.

Veprimin e oficerit ai e konsideron të paligjshëm, ndërsa për armën që sipas policisë i ka rënë të riut, e quan trillim për të mos njollosur figurën e policisë.

"Policia insiston se ai ka pasur armë por ai ka qenë me ne deri në 11 të natës me ne dhe s'ka pasur asnjë armë. Dhe familja e di më mirë se ai as në shtëpi as në lagje as 100 metra larg shtëpisë kurrë ska pasur armë. Nuk ka qenë njeri që cilësohet me rrezikshmëri. Ai ka dalë jashtë orës për të blerë cigare në një kioskë që rri 24 orë hapur në Don Bosko.

Nuk është gjetur armë. Veprimi i policisë e kosideroj të paligjshëm sepse brenda një kohe të shkurtër janë dhënë 3 njoftime të ndryshme është arrestuar ka bërë aksident dhe pastaj  ka vdekur. Pas 4 orësh  është gjetur arma 100 metër larg vendit të ngjarjes ndërkohë që ai është qëlluar pas shpine. Arma si përkiste Klodjan Rashës, ai ishte me ne. Ska pasur probleme ai dilte nga shpia deri në lagje skishte probleme, skishte hasëm të gjithë e respektonin", shtoi ai.

Jo vetëm humbja e shokut të tyre, por e dhimbshëm miqtë thonë se është edhe fakti që kanë dalë informacione se a ika qenë një person me precedentë penalë. Këtu ka shtuar se miku i tyre s'ka pasur mendore, por është kuruar me ilaçe për dhimbje koke siç bëjnë të gjithë njerëzit.

"Ne na dhemb  më shumë se kemi humbur shokun na dhemb fakti që është njollosur figura e tij.  Deri rreth orës 11 kemi qëndruar, 5 minuta nga këtu. Kemi qëndruar në lagje se ishin mbyllur bar kafet. Probleme si çdo njeri që ka pasur probleme të vogla, merrte ilaçe për kokën. Dikush kurohet për kokën dikush për veshkën. Ka qenë njeri normal s'ka pasur asnjë problem. Policia do mbrojë interesat e saj. Nuk është në interesin e policisë që një punonjës të vrasë dikë pas shpine. Nuk jemi thirrur nga policia për deklaratë. Do shkojmë në protestë. Ne jemi të parët, derisa të vihet drejtësia në vend", shtoi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • polici i ndershem: 10/12/2020 00:19

    DO RRISH urte ti kerrici i saliut,,,apo e do dhe ti nje plumb bytheve....buze-vic....

    Përgjigju
  • Iris: 09/12/2020 23:46

    Like ia ke fut nje ....,me deklaraten qe po ben, po i ben presion drejtesise,po shkel ligjin.Ruaje kete deklarate kur te vijne per ty,se nuk do shpetosh gjithemone,se nuk rri dot pa futur hundet,aty ku s'te takon.Sa pe ate te afermen,ky djali nuk pelqente armet.pasi preferonte kacavidat dhe s.d.q e pesoi se shkeli rregullat,qe babai si oficer, duhet vete t'ia kishte mesuar i pari,por shqipot e kane zakon, qe gjithmone mbrohen e justifikohen edhe kur e dine mire qe jane fajtore.

    Përgjigju
  • shqip: 09/12/2020 18:50

    Policia u kujdes qe ky te mos infektohet me covid duke respektuar orarin prandaj e vrau

    Përgjigju
  • Niko: 09/12/2020 15:28

    Foli dhe presdenti,qe del pa maske qe ben grumbullime te palgjshme etj.Jep shembullin negativ pastaj kerkon te zbatohet ligji,O Meta ti nuk duhet te flasesh ,ose te flasesh sa me pak o kolona e peste e shqiptareve

    Përgjigju
  • 007: 09/12/2020 14:51

    O krriqi Saliut! Sa u dorehiq krimineli Berisha per Gerdecin e 21 Janarin?

    Përgjigju
    • Loni: 09/12/2020 16:20

      Hahah idiotsi ceo njeri eshte individual cfar faji ka ministri se e shkrepi ai polic Apo police!? Idiotsi! Si puna vetingut trego ti ose mbaj pergjegjesi per vellain qe nuk merret me aktivitete kriminale... Hahah sbehet ky vend... O kellic je edhe jurist... Perkushtoju nje kauze me te denje se kaq jo per tu dorehequr ministri por te sensibilizohet policy. Ai nuk kthehet me qe u prefte ne paqe por te sensibilizohet komplet organi policor duke filluar nga testi psikologjik e kalojne Apo jo se me kriminelet ,policia bejne sikur nuk shikojne me njerezit normale I kepusni ne mes. Disbalanca duhet shuar ne polici o kellic...

    • beni: 09/12/2020 15:18

      ik or palle ende me enderrat dhe makthet e rames jetoni edhe ju

  • Niku: 09/12/2020 12:29

    Hajt mo tvjen keq se sidoqofte o cun i ri qe u fut nvorr, por qe kapterr Leshaj duhet tjapi dorheqjen sepse osht ministri brendshem me i dobet qe nga viti 2000. Shqiponjat jane bo si çakej jo si me qene polici po si me qene bandita

    Përgjigju
    • Asqiriu: 09/12/2020 20:02

      Me te peshtire se sa keta sufllaqet e partis ProstiMalliste te PSs nuk bo mo perenia .

    • JamKushJam: 09/12/2020 18:02

      .. aty s'dha dorheqjen Basha kur vrau 4 ne bulevard me Salcen, do iki Lleshaj se do menderja e PD/LSI...

  • Bes: 09/12/2020 12:15

    Nuk ka rendesi cpo bente viktima ne 2 te nates eshte ceshtje tij personale edhe sikur te jene te sakta version e perbaltjes qe thot policia me 3versione per ngjarjen. Policia e shtetit duhet te distancohet nga nje polic killer qe vrau per te kenaqsine e egos e tij peraonale tani te vuaj pasojat si killer. Policia shtetit te mos perfshihet ne manipulim ngjarje se vetem sa rendon dhe baltos me tej policin e shtetit asgje me shume. Polici vrau me deshiren e tij jasht kushteve te etikes se detyres profesionale per te qene oficer police dhe perfaqsues i institucionit te policis se shteti. Distancim dhe adresim faji kaq duhet te bej policia jo te shpike versione.

    Përgjigju
    • JamKushJam: 09/12/2020 18:05

      qysh more s'ka rendesi se c'po bente... po kishte ndoi bombe me telekomand, droge apo s'ka rendesi!!! Ik aty, se i ndjeri iku, dhe i mesoi te gjithe te tjereve nepermjet fatkeqesise se tij qe kur thote policia ndal, te ndalen!!!!! (e kam fjalet per keta lacot e PD's e LSI's se ata jane me krim qe ne gjeneze)

  • tedi: 09/12/2020 11:59

    Ai polici eshte hero. E meriton nje medalje.

    Përgjigju
    • Po cfare komenti do besh ti?: 09/12/2020 12:30

      po eshte superhero.e meriton burgun.

  • Alfons: 09/12/2020 11:23

    Shoket e budallait,do blinte cigare ne 2 te nates,se ish te lodhur gjith diten duke punuar (rene me dore),paska pasur dhe pordhe rahmetliu nuk punonte per 200 mij leke ne muaj,te shkoj ne zall dardhe te ruaj delet,po gjith fajin e k familja qe rrit dembela dhe injorante,ne vend qe ti mesoje punen i meson kafe dhe cigare ne 2 te nates.

    Përgjigju
    • Hako: 09/12/2020 15:07

      Ne 2 te nates kishte dal me ble cigare?, ndoshta me ndonje leve hekuri tek supermarketi i lagjes,Sepse me ate ore nuk as je shitore hapur.

    • Shoku i klodjanit: 09/12/2020 12:08

      Gjynaf o shoko nuk ke pse ta pagjykosh tjetrin kur nuk e njef.po ketu ne shqiperi na mbyti puna dhe fabrikat prandaj kerkojme te largohemi.po pse nuk lejohet me ble cigare ne 2 nates?

    • Arbëri: 09/12/2020 12:02

      PD është ORGANIZAT FASHISTE !

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja