VLORË - Një ditë pas ekzekutimit të Benjamin Bezhanajt në fshatin Dukat të Vlorës, policia ka shkuar sërish në vendngjarje për të vijuar hetimin në skenën e krimit, kjo për shkak se gjatë mbrëmjes së djeshme, errësira e ka bërë thuajse të pamundur.

Autoritetet kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë duke bllokuar dhe hyrjen në fshat nga rrugica ku u vra 27-vjeçari.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu ka qenë në një burg në Belgjikë por nuk dihet ende se për çfarë ishte dënuar. Policia po heton nëse vrasja e tij ka lidhje me dënimin në shtetin belg.

Gjithashtu policia dyshon se i riu është ekzekutuar 1 orë e gjysmë pasi është njoftuar policia duke e reduktuar orarin e ekzekutimit në 19:30.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë folur dhe banorë të zonës të cilët janë shprehur se familja e tij nuk njihej si problematike dhe shprehen të habitur me vrasjen e Bezhanajt.

Një prej banorëve thotë se i ka dëgjuar të shtënat e armëve por ka menduar se ishin fishekzjarre.

Vlora u trondit mbrëmjen e djeshme nga ekzekutimi i Bezhanajt në aksin aksin Orikum Llogara në Dukat -Fushë të Vlorës. 27-vjeçari, i cili sapo kishte lënë të fejuarën te prindërit u ekzekutuar me 10 plumba automatiku.

Bezhanaj ka vdekur në vend si pasojë e plagëve të marra. Pas atentatit, makina ka dalë nga rruga. 27-vjeçari së fundmi ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte kryer dënimin me burg në Belgjikë.

 

Momenti i zhvendosjes së makinës së Benjamin Bezhanaj nga vendi ku ndodhi atentati

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:13
Policia në 'udhëkryq', nuk ka ende një pistë hetimi për vrasjen e Benjamin Bezhanajt në Vlorë

Një ditë pas ekzekutimit të Benjamin Bezhanajt në Vlorë, policia akoma nuk ka një pistë zyrtare në lidhje me hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se akoma nuk ka persona të dyshuar që mund të kenë kryer ekzekutimin e 27-vjeçarit.

Të njëjtat burime saktësojnë se ai ka probleme të bartuara nga shteti italian, ndërsa po kryhen disa verifikime atje.

Pas hetimeve të para rezulton se Bezhanaj nuk ka patur asnjë aktivitet kriminal brenda territorit të vendit tonë.

Ora 10:06
1 ditë pas ekzekutimit të 27-vjeçarit në Vlorë flasin banorët: E njihnim për njeri të mirë, të shtënat menduam se ishin fishekzjarre (VIDEO)

Një ditë pas ekzekutimit të 27-vjeçarit Benjamin Bezhanajt në Dukat të Vlorës, kanë folur fqinjët e tij.

Ata thonë se familja e tij ishte e mirë dhe nuk e njihnin për person problematik. Një prej fqinjëve thotë se i ka dëgjuar të shtënat me armë por ka menduar se kanë qenë fishekzjarre.

"Djalin e kam njohur. Ka qenë shumë i mirë po aq e njihnim ne. Nuk dimë gjë nëse fëmijët e tij ishin në këtë udhë. Por djali duhet të ketë bërë diçka se nuk të vret njeri kot. I dëgjuam krismat por menduam se ishin fishekzjarre" - tha një banor.

"Ne e njihnim për djalë të mirë e të qetë dhe të shkolluar" - thotë një banore tjetër.

Ora 09:40
Ekzekutimi në Vlorë/ Bezhanaj i dënuar më parë në Belgjikë! Policia dyshon se vrasja ndodhi 1 orë e gjysmë para se të gjendej trupi

1606898708_5fc74639f0b7bbezhanaj.jpg

Detaje të reja vijnë nga vrasja e Benjamin Bezhanajt në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 27-vjeçari ka qenë në një burg në Belgjikë.

Sipas policisë, dyshohet se autorët e kanë ekzekutuar Bezhanajn 1 orë e gjysmë përpara se të gjendej nga efektivët.

Mendohet se atentati është kryer rreth orës 19:30 minuta. Policia këtë mëngjes ndodhet sërish në vendngjarje duke rritur perimetrin e sigurisë me qëllim gjetjen e ndonjë gjurmë të mundshme që mund të vijë apo zbardh detaje rreth autorëve apo autorit.

Ora 09:11
Vrasja në Vlorë/ Errësira i pengoi, policia kthehet në vendngjarje për të vijuar hetimet (VIDEO)

Meqënëse ditën e djeshme errësira e ka bërë të thuajse të pamundur hetimin e policisë për vrasjen e Benjamin Bezhanajt në Vlorë, grupi hetimor do të rikthehet sërish në vendngjarje.

Mësohet se autoritetet kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë në fshatin Dukat.

Nuk lejohet futja brenda fshatit nga rrugica ku ndodhi ngjarja.