Vrasja e 28-vjeçarit italian në
Egjipt, Italia tërheq ambasadorin

Vrasja e 28-vjeçarit italian në<br />Egjipt, Italia tërheq ambasadorin
Italia ka tërhequr sot ambasadorin e saj nga Egjipti, Maurizio Massari.

Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentileti ka thirrur “për konsultime” në Romë ambasadorin italian në Kajro, Massari, lidhur me vrasjen e italianit Giulio Regeni në kryeqytetin italian.

Kjo lëvizje vjen dy ditë pasi hetuesit italianë dhe ata egjiptianë, kanë patur kontradita mes tyre, në lidhje me çështjen që vijon të jetë ende e pazbardhur, shkruajnë mediat italiane.

28-vjeçari Regeni u rëmbye më 25 janar të vitit të shkuar në Kajro, ndërsa kufoma e tij u gjet më 3 shkurt.

Për këtë, shoqatat që mbrojnë të drejtat e njeriut kanë fajësuar forcat e sigurisë egjiptiane, ndërsa sipas këtyre të fundit, pas vrasjes fshihet një bandë kriminale.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari