Sadik Llanaj, autori i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian BaloshiPaskuqan, është ende në kërkim dhe për të janë angazhuar forcat RENEA, bëri me dije drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba. Janë kontrolluar 20 banesa, shtoi ai, ndërsa veçoi bashkëpunimin e qytetarëve.

“Në lidhje me autorin e dyshuar të vrasjes, Sadik Llanaj, gjej rastin të falenderoj qytetarët sepse kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë. Për këtë arsye, është ngritur një grup duke marrë parasysh rrezikshmërinë e tij, janë ushtruar mbi 20 kontrolle banesash. Aktualisht vijon puna për kapjen e tij, për shkak edhe të rëndësisë së operacioneve vijojnë të angazhohen forcat RENEA dhe besojmë që shumë shpejt do të kapet ky person. Kemi pasur informacione shumë të vlefshme nga qytetarët”, tha ai.

Hetuesit kanë arritur të rindërtojnë lëvizjet e Llanajt deri në zonën e Liqenit të Bovillës. Policia ka gjetur të braktisur automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori pranë liqenit të Bovillës. Nga kontrolli i mjetit nuk janë konstatuar sende të kundërligjshme apo prova që mund të çojnë menjëherë në lokalizimin e 39-vjeçarit.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Eglant Koçit, edhe Kosova në kërkime për trupin! Arratia e Sadik Llanajt, RENEA në ndjekje!