Vrasja e 29-vjeçarit grek, reagon ashpër Presidenti i Kroacisë: Nëse mbajnë 100 të arrestuarit në burg, kjo është 'hakmarrje'

Vrasja e 29-vjeçarit grek, reagon ashpër Presidenti i Kroacisë: Nëse mbajnë 100 të arrestuarit në burg, kjo është 'hakmarrje'

Presidenti i Kroacisë deklaron se nëse autoritet greke vendosin të ndalojnë të 100 të arrestuarit për ngjarjen e ndodhur në Nea Filadelfia, atëherë kemi të bëjmë me ‘hakmarrje’

Ai tha se pret që të identifikohen sa më shpejt përgjegjësit për vdekjen tragjike të 29-vjeçarit Michalis Katsouri.

“Policia ka të drejtë t’i ndalojë të dyshuarit për pesë ditë. Pavarësisht se si kanë hyrë në vend, kanë shkuar të bëjnë telashe dhe kjo sjellje nuk justifikohet, është thjesht e papranueshme. Megjithatë, qytetarët kanë të drejtat e tyre. Sa i përket rrethanave të vrasjes, ato ende nuk janë sqaruar dhe nuk janë bërë të ditura”, ka thënë Milanoviç.

“Nëse autoritetet greke do të mbajnë 100 tifozët në paraburgim, mendoj se do të tregonin se kemi të bëjmë me një hakmarrje kolektive”, ka theksuar më tej ai.

“Edhe rrethanat e vdekjes së këtij njeriu nuk janë më të qarta,” ka theksuar sërish Milanovic, raporton dnevnik.hr.

Ndërkohë prindërit e tifozëve të Dinamos i kanë dërguar një letër qeverisë kroate, duke kërkuar nga shteti që të ndërhyjë në këtë rast. 

I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës së Kroacisë, Qeverisë së Republikës së Kroacisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore për të ndihmuar qytetarët kroatë jashtë vendit. Ju lutemi bëni gjithçka për të siguruar që fëmijët tanë të marrin të gjithë ndihmën diplomatike dhe juridike që zakonisht u ofrohet qytetarëve tanë të arrestuar në një vend të huaj’

Shumica e të arrestuarve janë 18, 19 ose 20 vjeç.

Nga ana e tij presidenti kroat duke iu referuar të drejtave të të arrestuarve nënvizoi: Nuk do të thotë se policia mund të ndalojë 100 persona. Ai mund të ndalojë për pesë ditë ata që dyshon për përfshirje dhe ato ditë kanë kaluar. Kështu që tani shumica dërrmuese e tyre duhet të lirohen. Nëse i arrestojnë të gjithë do të jetë si vendosja e ligjit ushtarak”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koran shehu: 13/08/2023 12:20

    Ik o Kroat i flliq se ste pyt njeri ty

    Përgjigju
  • asolingo: 13/08/2023 08:57

    Krahasoje me rastin Bejleri e mbajtem nje person te kapur ne flagrance per vjedhje votash dhe greku arriti deri ne BE per veto.E vetmja gje qe me inkurajon eshte kenga e Janis Milokas:Maskara greko maskara...

    Përgjigju
    • Shqiptr: 14/08/2023 12:06

      Edhe unë mendoj po njësoj që Greqia ka qen dhe esht si një femij tekanjoz që thot topi esht I imi dhe penalltinë e gjuaj unë thjesht far e keqe

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshorti i saj vrau të moshuarit në Dropull, 73-vjeçarja në lot: Kërkoj ndjesë! U çmenda fare, do ma marrin shtëpinë për kredinë e tij

Bashkëshorti i saj vrau të moshuarit në Dropull, 73-vjeçarja në lot: Kërkoj ndjesë! U çmenda fare, do ma marrin shtëpinë për kredinë e tij