Hetimet për vrasjen e trefishtë në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë pasditen e 27 majit ku mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku mund të marrin një rrjedhë tjetër nga ajo ku akuza ishte fokusuar deri tani.
Aktualisht mbi të arrestuarit Markeljan e Klevis Doçi dhe italianit Salvatore Letizia rëndon akuza e vrasjes për gjakmarrje, por pista hetimi të mundshme janë edhe prishja e pazareve të drogës, rrjeti i prostitucionit.
Nëse do të provoheshin këto të fundit, akuza ndaj të arrestuarve mund të ndërrohej edhe në grup i strukturuar kriminal.
Pista e parë e hetimeve të Prokurorisë ishte vrasje për gjakmarrje duke lidhur edhe me vrasjen në Hollandë të Ilirjan (Durim) Sulkut më 6 prill të këtij viti.
Por duke mos pasur një pistë të saktë të vrasjes së trefishtë në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka nisur një letër-porosi homologëve të Holandës për informacion të mëtejshëm për vrasjen në Rotterdam.
Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ndryshimi i akuzës ndaj tre të arrestuarve për vrasjen e trefishtë në Tiranë, vëllezërve Markeljan e Klevis Doçi dhe italianit Salvatore Letizia, do të bëhet në bazë të informacioneve që do të vijnë nga Holanda.
Janë po të njëjtat burime që shprehen për A1 Report se brenda muajit qershor pritet të mbërrijë edhe përgjigjja nga Holanda, çka do të ndihmonte në fokusimin e pistave të hetimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Sherri për prostitutën në Holandë çoi në vrasjet seriale