Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Dali Nelën, vjehrrin e tij Aldo Kalemi dhe Ermal Mataj, të arrestuar pas vrasjes së 30-vjeçarit Endri Goxhajt mbrëmjen e 21 prillit në qendër të Memaliajt. Në seancë u paraqitur vetëm Kalemi pasi Dali Nela ka mbetur i plagosur atë mbrëmje me 4 plumba dhe ndodhet në spital.

Sipas prokurorisë, sherri ka nisur mes dy personave që nuk ishin pjesë e asnjë grupi rival. Më pas kanë ndërhyrë personat e arrestuar. Viktima, Endri Goxhaj, në këtë moment ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të Dali Nelës, duke shkrehur katër plumba.

Pasi Nelaj ka rënë në tokë ndërsa në një distancë prej rreth 2 apo 3 metrash nga ai, kanë qenë dy vëllezërit e tij, Donaldo dhe Marjoldo Nela, të cilët, kur kanë parë përtokë vëllanë e tyre, kanë reaguar duke nxjerrë nga brezi pistoletat dhe kanë qëlluar në drejtim të Endri Goxhajt. Ky i fundit, mesa duket, ishte i papërgatitur për reagimin me armë të vëllezërve të Dali Nelajt, dhe kjo është dukur edhe nga pamjet filmike, ku shihet se nuk ka vepruar me pistoletë në momentin kur i ka ardhur breshëria me armë.

Pas kësaj, dy vëllezërit e Dali Nelajt, Donaldo dhe Marjoldo, kanë marrë me automjetin e tyre vëllanë e plagosur dhe e kanë çuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës, e më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë Ermal Mataj akuzohet për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" teksa dyshohet se ka fshehur armën me të cilën është qëlluar në drejtim të Goxhajt. Sakaq, në kërkim për vrasjen e Endri Goxhajt janë shpallur në kërkim Donaldo dhe Marjaldo Nela, 2 vëllezërit e tjerë të Dali Nelës.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

K.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • N'FSHAT: 25/04/2026 13:12

    Kët çeshtje duhet ta adminstrojë SPAK si vrasje e grupit Kalemi për pazare të jashtëligjsme dhe ta bashkojë si grupë tëstrukturuar krimnal me dosjen e vrasjes së Papës..... policia dhe prokuroria e gjirokastës duhet hiqen nga puna dhe mos kenë të drejtë të punojnë në admistrat..... SE KSHU I BIE TË DALIM PËR KAFE ME ARM NË BREZË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 09:22

    A besoni se do të zgjidhen çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi?