Detajen të reja kanë dalë për vrasjen e 37- vjeçarit Renato Omeri, i cili mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës mbeti viktimë e një atentati.
Mësohet se 37- vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë përpara një lokali në momentin që i është bërë atentati që i mori jetën.
Në drejtim të Omerit është qëlluar 6 herë dhe personi që ka qëlluar është larguar me makinë në drejtim të “Ujit të Ftohtë”.
Blutë e Vlorës dyshojnë se autori i atentatit është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për të mundësuar largimin nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që në ambientet e komisariatit të Vlorës, janë shoqëruar 10 persona, të cilët janë duke u hetuar për lidhje të mundshme me ngjarjen.
37- vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme, është një person i njohur për policinë dhe me precedent penal të mëparshëm.
Disa metra larg vendit të atentatit është gjetur edhe një pistoletë e cila mendohet të jetë e viktimës.

Viktima Renato Omeri
/Shqiptarja.com