Vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali, arrestohet bashkëjetuesi që e kishte prezantuar si vëllain e saj

Vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali, arrestohet bashkëjetuesi që e kishte prezantuar si vëllain e saj

Foto nga zona ku jetonte Anila Ruçi

ITALI – Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 38-vjeçares shqiptare Anila Ruçi në shtëpinë e saj në Scaldasole, Pavia. Karabinierët kanë arrestuar në spital 30-vjeçarin shqiptar Osman Bilyhu, i cili jetonte prej kohësh me viktimën. Prej të së mërkurës kur ndodhi ngjarja është në spital duke marrë trajtim mjekësor.

Sipas mediave italiane, viktima e ka prezantuar te fqinjët si vëllain e saj por nuk ka lidhje familjare mes tyre. Hetimet për të kanë nisur pas marrjes në pyetje në spital.

Ishte vetë ai që kërkoi ndihmë më 19 prill duke thënë se ishin sulmuar me thikë nga persona të panjohur. Për këtë version nuk ka asnjë provë edhe pas hetimeve dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë. Hetuesit besojnë se autori i vrasjes është Bilyhu.

Anila Ruçi prej rreth një viti jetonte në Scaldasole. Më parë ajo kishte qenë në shtëpinë e të afërmve të saj në Sannazzaro de' Burgondi, gjithashtu në provincën e Pavias. Ajo punonte si kujdestare e të moshuarve. 

Edhe një estetiste, pronare e një qendre në fshatin pak metra larg shtëpisë ku mbeti e vrarë Anila, dyshoi se diçka e rëndë i kishte ndodhur. Ajo po e priste për një takim që kishte lënë Anila Ruci por nuk ishte paraqitur. Pak më vonë trupi i saj u gjet i vdekur në shtëpi.

Mbetet për t'u kuptuar nëse akuzat ndaj Bilyhut vërtetohen se çfarë e shtyu të vriste bashkëjetuesen e tij me thikë në fyt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 21/04/2023 22:17

    Si mund të bashkëjetosh me një që ka emrin Osman?!!!

    Përgjigju
    • Gërqia: 22/04/2023 02:56

      Po me Janullatos Venizellos mundet me bashkëjetue?

    • Kasem: 21/04/2023 23:06

      Eshte sikur te jetosh me dike qe e ka enrin Kasem apo Hajdar

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!