Motra dhe bashkëshortja e Renato Omerit, 37-vjeç, i cili mbeti i vrarë të dielën nga breshëria e kallashnikovit në një lokal pranë Lungomares në Vlorë, tregojnë momentet e fundit të babait të tre fëmijëve.
Motra e tij e madhe, Entela Çaushi rrëfen kalvarin e vrasjeve nga ekzekutimi i djalit të saj, Endri Çaushaj në dhjetor të 2015-ës në Durrës e deri te atentati që i mori jetën vëllait.
"Unë jam mamaja e Endri Caushajt dhe motra e Renit. Po e nis me vrasjen e djalit tim në Durrës.
Djali im është vrarë në Durrës më 20 dhjetor me Ervin Kodrën. Djali im aty ka qenë rastësish, në një rreth shoqërorë të vëllait tim dhe ka hipur në makinë me Ervin Kodrën për të blerë një paketë, dhe sa ka hipur në makinë është ekzekutuar Ervin Kodra dhe është vrarë vëllai im, dhe këtu nis historia.
Pas të gjithë këtyre gjërave, na ndodh dhe kjo, më ekzekutojnë vëllanë në prag të derës. Vëllai më vjen në lokal, merr një gjë personale dhe ulet në kafe.
Ishte në shtëpi dhe e merr një shok në telefon, dhe ky edhe pse ishte i lodhur zbret.
Ulet, pi një kafe me këtë shokun, dhe ky kalon në krahun tjetër nga lokali te restoranti. Pas 10 minutash dëgjoj krisma dhe dal jashtë, kur nuk e pashë vëllanë thash ishalla ka ik me shokët., kur dal pak më tutje, çfarë të shikoja, vëllai duke dhënë shpirt duke i dalë gjaku lum. Nuk e di për kërcënime. I bëj thirrje Kryeministrit të vërë pak drejtësi nëse ka, qoftë për djalin tim që ishte 25 vjeç edhe për vëllanë që ka lënë tre fëmijë, më të madhin tre vjeç të sëmurë , dhe gruan rrugëve.", thotë e motra.
Ajo i bën thirrje shtetit të zbardhë vrasjen.
"Ku ta ngre zërin, këta kriminelë që bredhin ku rrinë kush i fsheh, kush i mbron se të vrasësh dy të rinj, dhe mos të kapet vrasësi i djalit 18 muaj dhe të më vrasin dhe vëllanë. Të më japi dikush përgjigje. Dua të kërkoj drejtësi dhe nuk di ku ta kërkoj.
Djali është vrarë me kallashnikov në mes të Durrësit. Të fshihen kamerat të pastrohet vendi nga policia dhe të iki vrasësi me kallashnikov në mes të Durrësit, dhe në mes të Vlorës. Deri tani s'më trokitur asnjë letër në derë e jo më ndonjë dorë polici apo të më thërrasë gjykata për të marrë deklaratë".
/Shqiptarja.com

VIDEO