TIRANË - Në një kohë kur Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë dosjen me akuzën e vrasjes së 4 fishtë për Konstandin Xhuvanin dhe ky i fundit pranoi fajësinë duke kërkuar gjykim të shkurtuar, një tjetër hetim pritet të nisë në Janar të vitit 2015 në lidhje me vdekjen e Arbër Demirajt njëri nga 4 viktimat e masakrës në lokalin “Ante Grand.”
 
Me urdhër të Prokurorit të Tiranës, Petrit Fusha janë 2 prokrurorë të ngarkuar me hetimet e reja të cilat do hedhin dritë mbi një sërë pretendimesh të ngritura nga babai i Arbërit, Skëndër Demiraj i cili më parë ka mbajtur postin e Prokurorit në rrethin e Tiranës.
 
Në një letër ankesë drejtuar 2 javë më parë kryeprokurorit Llalla dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Skënder Demiraj hidhte dyshime mbi mënyrën se si ka funksionuar policia dhe shërbimi i urgjencës në momentin e mbërritjes në vendngjarje.
 
Në pretendimet e tij Demiraj shprehet se nqs djali i tij do ishte dërguar me urgjencë në spital qoftë dhe nga patrulla e policisë ai sot do të ishte në jetëm, pasi dhe zyrtarisht është pranuar se 19-vjecari Arbër Demiraj më parë mbeti i plagosur e rrugës drejt spitalit humbi jetën.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)