TIRANE - I vënë nën akuzë nga prokuroria për vrasjen e 4-fishtë në muajin nëntor në lokalin e natës "Ante Grand" në kryeqytet, Konstandin Xhuvani për herë të parë pranon të flas duke pranuar akuzën dhe kërkon gjykim të shkurtuar.
Gjykatësi: - I pandehur keni ndonjë kërkesë
Xhuvani: - Po kam.
Gjykatësi: - Çfarë kërkese keni?
Xhuvani: - Kërkoj gjykimin e shkurtuar.
Gjykatësi: - Atëhere e kuptoni se çfarë është kjo kërkesë?
Xhuvani: Po, e kuptoj.
Gjykatësi: - E pranoni vlerën e akteve?
Xhuvani: - E pranoj.
Gjykatësi: - Dhe fajësinë?
Xhuvani: - Po dhe fajësinë.
Por kjo kërkesë e Xhuvanit u kontestua nga prokurori Enklid Gjini i cili kërkoi nga gjykata një seancë tjetër për të paraqitur prova të reja pasi sipas tij, ende hetimet nuk kanë mundur të provojnë dinamikën e vrasjes së Arbër Demirajt.
"Kërkojmë që të refuzohet kërkesa e të pandehurit për të zhvilluar këtë proces gjykimi konform nenit 403. Ndërmjet deklarimeve të para nga i pandehuri dhe të deklarimeve të dëshmitarëve ka disa mospërputhje të llojit të tillë që do ishte mirë që të gjitha ato të shqyrtoheshin dhe të ballafaqoheshinkëtu në gjykatë. Do ishte shumë e rëndësishme për procesin gjyqësor që të provohej dhe të dilte qartë fakti se si është vrarë Arbër Demiraj i cili rezulton që ka qënë tërë kohës me të pandehurin." tha prokurori Gjini
Në seancën e sotme Xhuvani ishte i vetëm përballë akuzës dhe togave të zeza pasi avokati i tij mbrojtës Ardian Leka nuk ishte i pranishëm, por kjo mungesë nuk pengoi aspak të riun t'i drejtohet togave të zeza me një kërkesë e cila nëse do pranohet do t'i shmangë atij burgimin e përjetshëm.
Pasi ka dëgjuar të gjitha palët, gjyata ka vendosur për të shtyrë seancën e radhës për më 15 janar të vitit 2015.
Konstandin Xhuvani akuzohet se më 4 nëntor vrau në lokalin e natës në rrugën e elbasanit në kryeqytet shtetasit Enea Xhaja, Edison Jaho, italianin Gimapaolo Azzolo si dhe shokun e tij Arbër Demiraj
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO