Vrasja e shqiptares në Athinë, vëllai: Burri e kërcënonte me thikë edhe kur ishte shtatzënë, i futi kokën në zbardhues! I jepet lamtumira nesër në Vlorë

Vrasja e shqiptares në Athinë, vëllai: Burri e kërcënonte me thikë edhe kur ishte shtatzënë, i futi kokën në zbardhues! I jepet lamtumira nesër në Vlorë

40-vjeçarja shqiptare e vrarë, Enkelejda Danaj

I tronditur është vëllai i 40-vjeçares shqiptare, Enkelejda Danaj, e cila u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në Athinë. Në një intervistë për median greke, ‘Protothema.gr’, ai tregon torturat ndaj motrës së tij, dhunën që ushtronte bashkëshorti Artur Danaj, prej vitesh.

Dhuna kishte nisur që kur 40-vjeçarja shqiptare ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ku vëllai tregon për median greke se ish-bashkëshorti e kishte kërcënuar disa herë me thikë. Madje ai thotë se kur ishte shtatzënë i futi motrës kokën në zbardhues rrobash. Kërcënimeve nuk i shpëtonin as dy fëmijët, djali dhe vajza.

“Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa kishte 3 kallëzime në polici, kishte mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues rrobash. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte...”, tregon ai për protothema.gr.

Eduard Danaj kërkon drejtësi për motrën e tij të vrarë.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne...”, tha vëllai i saj.

Për motrën e tij thotë se gjithmonë buzëqeshte pavarësisht vuajtjeve.

“Motra ime ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje”, tha ai.

Enkelejda Danaj u vra më 16 maj nga ish-bashkëshorti i saj, Artur Dani. Ai e qëlloi të paktën 10 herë me thikë në Menidi dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ata ishin ndarë prej 1 viti e gjysmë, ndërsa 40-vjeçarja kishte denoncuar të paktën 3 herë rastet e dhunës, por ai ishte arrestuar dhe lënë i lirë. 

Pasi u arrestua, 50-vjeçari tha se nuk është penduar, pasi gruaja e tij kishte prej vitesh lidhje jashtëmartesore. "Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook", tha ai. 

Enkelejda Danajt pritet t’i jepet lamtumira e fundit nesër në Vlorë, qytetin e lindjes. Familja ka hapur dyert e mortit, ndërsa për të tërhequr trupin, në Greqi ka shkuar babai i 40-vjeçares, polic në konsullatën italiane. Mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari nuk jep pëlqimin që djali i tij i mitur të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
VIDEO/ Pak pasi kishte masakruar të shoqen, 50-vjeçari shqiptar shkon në market dhe blen birra

 

Sikur asgjë nuk kishte ndodhur! 50-vjeçari shqiptar Eduart Danaj, pasi masakroi për vdekje ish-gruan e tij Enkelejda Danaj, shkoi në market që të blinte birra, vetëm 4 orë pasi qëlloi gruan për vdekje.

Konkretisht, autori pasi vrau barbarisht 40-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve, përshkoi një distancë prej 4 kilometrash dhe mbërriti në një hotel, ku kishte kërkuar një dhomë për të qëndruar.

Ndërsa kishte paguar dhomën, 50-vjeçari shqiptar mëngjesin e së enjtes doli nga hoteli dhe shkoi në një kioskë aty pranë për të blerë një birrë.

Më pas u strehua në një banesë që ishte në ndërtim. Kur u prangos ishte nën efektin e alkoolit.

Ora 17:07
Vrasja e shqiptares në Athinë, daja i saj hap dyert e mortit në Vlorë: Burri pinte alkool dhe e dhunonte! U ndanë e u ribashkuan pas 5 vitesh

1715958546_vlore.jpg

Daja i shqiptares, Enkelejda Danaj që u vra nga ish burri në Athinë ka hapur dyert me mortit të Vlorë. Ai pohon për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili se 40-vjeçarja dhunohej nga autori. Madje ai ka treguar se pas ndarjes së parë u ribashkuan për hatër të fëmijëve.

“Ka pasur dhunë, u ndanë njëherë dhe u ribashkuan pas pesë vitesh për hatër të fëmijëve. Burri pinte alkool dhe e dhunonte", tha ai.

Ora 14:24
Pasi vrau gruan me thikë, shqiptari shkoi në hotel! Ndezi televizionin për të parë lajmet për krimin e rëndë

1715938028_eduartdanajenkelejdadanaj.jpg

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare, Enkelejda Danaj në Greqi. Pasi e qëlloi rreth 10 herë më thikë në bark, ish bashkëshorti u largia nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua vetëm disa orë pas krimit.

Mediat greke shkruajnë se pas vrasjes, 50-vjeçari Artur Dani i relaksuar sikur s’ka ndodhur asgjë ka shkuar në një hotel dhe ka ndezur televizorin për të mësuar se çfarë thuhej për krimin e bërë nga ai.

Më pas, ai ka marrë disa birra dhe i ka konsumuar në një pallat në ndërtim, aty ku edhe u arrestua nga policia greke.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 18/05/2024 07:11

    Drini kthehu vrap ne shpell e qty qendro deri ne diten tend te fundit se aty eshte habitati i jot

    Përgjigju
  • Drini: 17/05/2024 13:01

    Kane nje problem ciftet shqiptare ne Greqi. Kjo ju vjen nga injoranca. Hapin llogari te perbashketa ne banke. Dhe ndodh qe burri ose gruaja dashurohen ne afendikonj plus tradhetise, po ju zbrazin edhe llogarine e perbashket. Kjo con ne deshpwrim te thelle e deri ne vrasje. Kur shofin dashnorin e gruas qe e poshteron duke i bere karshillek me paret e tij. Ky eshte nje nder problemet kryesore.

    Përgjigju
    • Tti: 17/05/2024 14:37

      Pse gjykon te tjeret??? Ku e di ti se motra jote, gruaja jote apo nena jote ka ose kane pasur te dashur apo jo??? Ajo mund edhe mos mund te kete pasur te dashur por gjithsesi nuk vritet nena e femijve te tuaja dhe nuk vritet nje njeri qe kerkon te ndahet dhe te krijoj nje lidhje tjeter. Por ne kemi 1 problem, kemi njerz si ti akoma ne shoqerine tone.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?