Greqi/ Vrau ish-gruan shqiptare me thikë, arrestohet 50-vjeçari! Pranon gjakftohtë krimin: S'jam penduar! U denoncua 3 herë për dhunë, nesër dilte në gjyq

GREQIEnkelejda Danaj, 40 vjeçe, gjeti sot vdekjen në Athinë nga dora e ish-bashkëshortit të saj. 3 herë e denoncoi për dhunë, ish-partneri i saj u arrestua 3 herë, u lirua nga organet e drejtësisë dhe e vrau ish-gruan në mes të rrugës mëngjesin e 16 majit.  

40-vjeçarja u gjet në rrugë me plagë në bark, ndërsa pranë saj kishte edhe thikën me të cilën është vrarë. Enkelejda Danaj gjeti fundin tragjik pas një historie të gjatë dhune. Ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj u arrestua nga policia greke gjatë mesditës pas një kërkimi prej disa orësh. Ai u gjet në zonën e Filit, në një ndërtesë të braktisur ku fshihej.

Pasi vrau gruan me thikë në bark ai u largua nga vendi i ngjarjes në Menidi. Para hetuesve Eduart Danaj, u shfaq i ftohtë dhe i papenduar teksa, pohoi se kishte vrarë gruan.

‘Po më hante lekët. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite me burra të ndryshëm.’- tha ai.

Çifti ishte ndarë në mars dhe gruaja ishte larguar nga shtëpia. Pas vrasjes, autori ka shkuar në një hotel. Ai pagoi për të qëndruar natën dhe filloi të endet përreth.

Grupi hetimor përjashtoi pistën e vrasjes për grabitje, pasi 40-vjeçares shqiptare i është gjetur çanta e paprekur me sendet personale, portofoli dhe celulari. Kështu u shkua drejt pistës së vrasjes nga ish-bashkëshorti.

Autoritetet policore janë njoftuar nga një kalimtar i rastit i cili ka parë trupin e gruas të shtrirë në tokë rreth orës 05:00 të mëngjesit të 16 majit. Ai pretendon se ka parë edhe momentin kur gruaja është plagosur.

Historiku i denoncimeve për dhunë

Denoncimi i parë nga Enkelejda Danaj është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ish-partnerin e saj për dhunë në familje. Më pas burri u arrestua, por është liruar.Kallëzimi i dytë është bërë më 18 shtator 2022, ku 40-vjeçarja kishte denoncuar burrin e saj se e kërcënonte dhe e dhunonte. Burri u arrestua sërish, por është lënë i lirë nga drejtësia.

Mediat greke theksojnë se kishte një urdhër gjykate që e ndalonte Eduard Danaj të jetonte në një shtëpi me bashkëshorten, por ajo e kishte lejuar vetë që në vitin 2018.Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), ndërsa të premten e 17 majit kishte një seancë dëgjimore në gjyq.

40-vjeçarja ishte informuar nga autoritete për mundësinë e instalimit të një aplikacioni "Panic Button" në celularin e saj, përmes së cilit mund të njoftonte policinë në rast dhune. Por ajo e kishte refuzuar këtë aplikacion, madje edhe një shtëpi të sigurt, duke deklaruar se nuk e dëshiron.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
‘Do të vras dhe ty, do bëhesh si nëna jote’, 50-vjeçari shqiptar që vrau gruan kërcënonte edhe të bijën

1715856094_g1.jpg

Detaje të tjera janë zbuluar nga krimi i rëndë ndodhur sot në Athinë, ku shqiptari Artur Danaj masakroi me thikë ish-gruan e tij Enkelejda Danaj, duke e lënë të vdekur në mes të rrugës, pranë shtëpisë ku jetonte.

Sipas mediave greke ai ka deklaruar në polici se nuk pendohet për vrasjen, ndërsa dyshohet se kishte kërcënuar edhe të bijën.

“Do të të vras ​​edhe ty dhe pastaj do të vras ​​veten!. Do të bëhesh si nëna jote”.- mësohet të ketë thënë ai.

Ora 20:30
‘E vrava dhe s’pendohem’, flet shqiptari që masakroi gruan në Athinë: Po hante lekët e mia, kishte lidhje me burra të tjerë

1715877880_menidiarthrou02.jpg

“Kam vrarë gruan time dhe nuk jam penduar për këtë”. Këto ishin fjalët e para të 50-vjeçarit shqiptar Eduart Danaj që vrau ish-gruan e tij sot më 16 maj.

50-vjeçari është shfaqur i papenduar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesi, pasi u arrestua në rrugën Parnithos, ku u gjet në gjendje të dehur në një pallat që po ndërtohej.

Shqiptari i tha policisë se: “Po më hante lekët. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite me burra të ndryshëm. Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook.'

Çifti ishte ndarë në mars dhe gruaja ishte larguar nga shtëpia.

Pas vrasjes, autori ka shkuar në një hotel. Ai pagoi për të qëndruar natën dhe filloi të endet përreth.

Oficerët e policisë që bënin kontrolle shtëpi më derë e panë atë në kamera dhe e ndoqën gjatë gjithë rrugës ku mund ta “shikonin”.

 

Ora 19:43
Masakroi gruan me thikë, 50-vjeçari shqiptar pas vrasjes shkoi duke pirë birra! Ja ku fshihej Eduart Denaj

1715881622_greqi.png

Pas masakrimit për vdekje të të shoqes dhe nënës së dy fëmijëve të tij, Eduart Denaj ka shkuar në një market, ka blerë dy birra dhe më pas është futur në një godinë në ndërtim e sipër, dhe është fshehur për disa orë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në mediat greke, në ambientet godinës në ndërtim qëndrojnë ende shishet e birrave. Sipas raportimeve, thuhet se ai është pikasur nga një qytetar, i cili ka njoftuar policinë duke i thënë se një person i dyshimtë ndodhej në këtë ndërtesë.

Pasi ka mbërritur policia, ai është gjetur i dehur, dhe nuk ka bërë rezistencë teksa i vendoseshin prangat.

Ora 17:47
Vrasja e shqiptares në Greqi/ Audio ku 50 vjeçari kërcënonte Enkelejdën, sot e vrau

 

Mediat greke publikuan një  video audio të regjistruar pak ditë më parë kur dëgjohen këcënimet që bashkëshorti Eduard Danaj bënte ndaj ish gruas Enkelejda Danaj, 40 vjeçe e cila u vra në mes të rrugës mëngjesin e 16 majit. 

Ngjarja është regjistruar pak ditë më parë.Viktima dëgjohet të bërtasë duke i thënë "Çfarë po bën!". Në audio dëgjohet 50-vjeçari i cili e kërcënon.

40-vjeçarja nga Vlora u vra në mes të Athinës nga ish-bashkëshorti i saj, të cilin e kishte denoncuar 3 herë për dhunë fizike e psikologjike. Enkeleda Danaj u qëllua me thikë në bark kur kishte dalë nga shtëpia në 05.00 të mëngjesit për të shkuar në punë.  Ajo jetonte në Menidi të Athinës me dy fëmijët, lagje ku u gjet pa jetë në rrugë dhe pranë saj thika me të cilën u vra. Autori u arrestua disa orë më pas.

 

Ora 15:37
Arrestohet Eduart Danaj, vrau ish-bashkëshorten e tij 40-vjeçare mëngjesin e sotëm në Athinë

1715867012_danaj.JPG

Eduart Danaj, vrasësi i Enkelejda Danaj është arrestuar nga policia greke mesditën e sotme.

40-vjeçarja u vra me thikë mëngjesin e sotëm në një lagje të Athinës nga bashkëshorti i saj Eduarti. Ajo u godit brutalisht me thikë në bark dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Siç u bë me dije më vonë, çifti prej kohësh kishte probleme, ndërkohë viktima kishte denoncuar ish-bashkëshortin e saj për dhunë.

50-vjeçari Eduart Danaj u kap nga policia helene në zonën e Filit, ku fshihej në një ndërtesë të braktisur.

Ora 14:56
Publikohen pamjet e 40-vjeçares pak minuta pas vrasjes

Publikohen pamjet e 40-vjeçares vetëm disa minuta pas vrasjes vjeçares në zonën e Menidi në Athinë. Në video, gruaja shfaqet e shtrirë në tokë pasi u godit me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj.

Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Vrasjeve për hetime të mëtejshme.

 

 

Ora 12:35
Vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Athinë/ Mitsotakis: Policia po trajnohet në menaxhimin e këtyre rasteve! Gratë t'u drejtohen strukturave pritëse për strehim

1715856009_mitsotakiskyriakos.JPG

Në një intervistë për televizionin SKAI, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u pyet edhe për fenomenin e feminicidit, konkretisht për vrasjen e 40-vjeçares shqiptares sot në mëngjes në Athinë, Enkelejda Danaj, që u gjet pa jetë pasi ishte gjuajtur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti shqiptar Eduart Danaj.

Mitsotakis u shpreh se po bëhet një punë e madhe që të menaxhohen këto raste nga policia, por sipas tij nevojitet edhe një informim i madh nga gratë dhe vajzat.

“Po bëjmë një përpjekje të madhe nga njëra anë duke trajnuar policinë për të menaxhuar siç duhet këto incidente. po zhvillojnë një fushatë informuese në mënyrë që gratë të dinë se mund t'u drejtohen parimeve për mbrojtje. Këto politika nuk do ta zgjidhin problemin por do ta reduktojnë në mënyrë drastike. U bëj thirrje grave që të përdorin edhe strukturat pritëse, sepse kur nuk ka strehim të sigurt, gjërat mund të jenë potencialisht të rrezikshme”.

Sipas tij, “në shumë lagje tashmë vërehet një policim më i madh, ndërkohë që duhet të gjejmë mënyra për të vazhduar me një shpërndarje më të mirë të punonjësve të policisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit po ecën përpara me guxim në këtë ndryshim”.

Ora 11:42
‘Babai vrau mamin’, vajza e 40-vjeçares shpërthen në lot kur sheh nënën të vdekur! Njofton të vëllanë në telefon

1715852366_4.jpg

Vajza vrapoi drejt nënës e shtirë në tokë e vdekur. Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje të trishta nga vrasja e 40-vjeçares Enkelejda Danaj nga ish-bashkëshorti i saj. 40-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Një prej vajzave ka qenë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i thirri policisë “Ndoshta është nëna ime”.

Detajet i ka dëshmuar një banore e zonës në Menidi, e cila ka treguar se vajzën e pa në gjendje shoku duke folur në telefon dhe duke thënë se babai i saj ka vrarë nënën e saj.

Ajo shpërtheu në lot dhe me një foto të nënës në celular pyeste policin nëse gruaja e vrarë ishte mamaja e saj 40-vjeçare.

"Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha 'ndoshta është nëna ime' ndërsa ajo po qante. Ajo i tregoi një foto Policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, u tha se babai i saj e kishte vrarë”.

“Ajo fliste në telefon dhe thoshte ‘më kanë vrarë mamanë, kanë vrarë mamanë ime, ajo ishte shumë e tronditur”.

"Ajo po thoshte 'ndoshta babai im e vrau, ai e gjeti atë rrugës për në punë'. Siç shpjegon dëshmitarja, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi ka vrarë mamin”.

Ora 11:25
Dalin FOTOT/ Kush është 40-vjeçarja që u vra në Athinë! Ish-bashkëshorti i nguli thikën në bark dhe u largua

1715851576_gruaja.jpeg

Kjo është 40-vjeçarja shqiptare, Enkelejda Danaj, e cila u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti në Athinë. Ai u nguli thikën në bark mëngjesin e sotëm dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Mediat greke kanë publikuar fotot e 40-vjeçares, ndërsa 50-vjeçari Eduart Danaj është në kërkim nga autoritetet.

Ajo ishte nënë e 2 fëmijëve, ndërsa kishte denoncuar 3 herë në polici dhunën nga bashkëshorti. 

Ora 09:25
Athinë/ Momentet e fundit të 40-vjeçares shqiptare, një klient i lokalit e dëgjoi që thërriste për ndihmë

1715844832_athine.JPG

Momentet e fundit dramatike të shqiptares 40-vjeçare që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Athinë para se të binte e vdekur nga thika e ish-partnerit, i përshkruan për mediat greke një banore e zonës në Menidi.

Siç tregon, pronarja e një biznesi pranë vendit ku ndërroi jetë Enkelejda Danaj, në ato momente ndodhej në dyqanin e saj, kur një klient dëgjoi shqiptaren që thërriste për ndihmë dhe njoftoi policinë.

‘Në mëngjes në orën 5:10 vij për të pirë kafen, hyn një klient dhe më thotë, mbylle derën, mos e hap se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë policinë. U tremba dhe nuk e pyeta, por edhe atëherë më thotë mos e hap derën. Vajza thërriti për ndihmë dhe njoftoi policinë’, dëshmon ajo.

Ora 08:40
Identifikohet 40-vjeçarja shqiptare që u vra me thikë në Greqi, shpallet në kërkim bashkëshorti!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku një 40-vjeçare shqiptare dyshohet se u vra me thikë nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Viktima 40-vjeçare është identifikuar si Enkelejda Danaj. Ajo kishte bërë 3 denoncime për dhunë ndaj bashkëshortit, i cili ishte arrestuar 3 herë, por është liruar nga drejtësia.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 17/05/2024 12:49

    Mjer ke ze. Gjyna femijet e shkrete qe riten ne nga prider te pa pergjejshem. Nuk e kuptoin keta njerez dhe keta te tjeret de e po behen gati te vrasin grate,nuk esh burreri te vrasesh gruan. Kush esh burre e le te vej ne rrugen qe ka zgjedhe gruaja. Ngushellime familjes se viktimes dhe te kriminelit ne kete rast. Te dy burr e grua te vdekir dhe femijet jetim. Faji i prinderve dhe emacipimit te shfrenuar qe skan kapacitet te perballojn ne nje shoqeri te shthurur,qe te gjitheve u behet qejfi qe miku njeriu i tyre te kete kete fund. O milet mos vrisni grate se esh dobesi,esh gjeja me e keqe qe mund te bej 1 burr ne jete. Gruaja e keqe e mire esh Nena e femijve,mendoheni kete para se ta coni ne mendje cmendurin.

    Përgjigju
  • Bim: 16/05/2024 22:43

    Tmerre qe degjohen per çdo dite, keto kriminela nuk duhet te ken asnje partnere ne jeten e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë