Vrasja e 40-vjeçarit në Ksamil, gjendet një makinë e djegur që dyshohet se u përdor nga autorët

Vrasja e 40-vjeçarit në Ksamil, gjendet një makinë e djegur që dyshohet se u përdor nga autorët

Gramoz Memaj

SARANDË- Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Gramoz Memajt pak ditë më parë në Ksamil.

Report Tv mëson se një mjet tip “Ford”, është gjetur i djegur në vendin e quajtur “Kataeto”, të Bashkisë Konispol, që dyshohet se është përdorur nga autorët në vrasjen e 40-vjeçarit, Gramoz Memajt, pranë banesës së tij në Ksamil.

Dyshohet se kanë qenë 4 persona që janë përfshirë në atentatin kundër tij. Autorët e pritën 40-vjeçarin para shtëpisë, ndërsa njëri prej tyre, i maskuar ka dalë nga mjeti duke qëlluar 7 herë mbi Gramoz Memaj dhe duke e lënë atë të vdekur. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e një hoteli përballë banesës së viktimës, por nuk dihen ende detajet që përmbajnë pamjet, që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Gramoz Memaj u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil, Sarandë, mbrëmjen e datës 6 qershor. Mema ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik në zonë.

40-vjeçari jetonte mes Ksamilit dhe Tiranës. Policia ka nisur tashmë hetimet në Ksamil, ku ndodhi ngjarja, ndërsa bëhet me dije se hetimet do të shtrihen edhe në Tiranë, në zonat ku ka jetuar viktima dhe konfliktet e mundshme që ai mund të ketë pasur.  

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas