Vrasja e 44-vjeçarit, Noka: Rama 
s'mendon më për sigurinë në vend

Vrasja e 44-vjeçarit, Noka: Rama <br />s'mendon më për sigurinë në vend
Pas vrasjes së një 44-vjeçari në një pikë karburanti në Sarandë, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka.

Sipas Nokës kjo ngjarje, tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet siguria në vend. Deputeti i Partisë Demokratike është shprehur se Rama sipas tij ka hequr dora nga detyra e tij për të siguruar rend dhe ka krijuar parajsën për drogmenët, grabitësit e banditët me armë.

Deklarata e plotë e Flamur Nokës: 

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, nje dramë e madhe që tregon gjendjen e rëndë ne vend, pasigurine e sundimin e krimit. Ja ku e çoi Edi Rama vendin, duke e ndarë në dy botë. Një qytetar i ndershëm që punon roje natën në karburant për të siguruar ilaçet e së bijës së sëmurë, dhe në botën tjetër një njeriun e drogës që kalon gjithë Sarandën me çifte në dorë, pa asnjë pengesë dhe vret me gjakftohtësi për të marrë 600 mijë lekë. Edi Rama ka hequr dorë nga detyra e tij për të siguruar rend dhe ka krijuar parajsën për drogën e drogmenet, grabitësit e banditët me armë. Pak kohë më parë u tha karburanteve të sigurohen vetë se shteti nuk bën dot detyrën e tij. Ky është fundi i kontratës. Qytetarët nuk kanë zgjedhje tjetër, të marrin situatën në dorë e të sjellin në krye një qeveri që bën detyrën, që ofron rend e shtyp krimin pa meshirë.

44-vjeçari, Artan Hoxha, është vrarë me çifte ditën e sotme në një pikë karburanti pas një grabitjeje.  

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik