Konflikti për parcelën e kanabisit, vritet 44-vjeçari në Pukë! Shpallet në kërkim Maltin Gjini, e qëlloi me plumb në bark
Një 44-vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e së martës në Pukë, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar, Maltin Gjini. Nga të dhënat paraprake, mësohet se shkak për konfliktin është bërë një parcele me kanabis. Të dy ishin me origjinë nga Puka dhe me banim në Lezhë.
SHKODËR- Pjetër Gjoka, baba i dy fëmijëve u përcoll në banesën e fundit, në fshatin Tresh të Lezhës. 44-vjeçari u vra mbrëmjen e së martës në zonën malore të Kaftallës në Pukë.
Gjoka ishte bashkë me të vëllanë në vendlindje kur u qëllua me pistoletë nga Maltin Gjini. Ai u transportua me makinë nga i vëllai në spitalin e Shkodrës, ku ndërroi jete si pasojë e plagëve të rënda.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se vëllai i viktimës ka treguar emrin e autorit, Maltin Gjini. Bazuar në dëshminë e tij, policia shpalli në kërkim 36-vjeçarin me banim në Lezhë. Krimi ka ndodhur në një zonë të thellë malore, pas një debati që kanë pasur dy vëllezërit me autorin. Si Gjoka ashtu dhe Gjini janë me origjinë nga Kaftalla e Pukës.
Burimet thanë se shkak për konfliktin mund të jetë bërë një parcelë kanabis, por kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Shkodrës që po kryen hetimet. Një pistë tjeter ku po hetohet është ajo e konfliktit për shkaqe pronësie, thanë burimet.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:11
FOTO/ U vra me plumb në bark, kush është viktima nga Lezha! Vëllai i 44-vjeçarit tregoi në polici kush ishte autori
Pjetër Gjoka (Kola), është 44-vjeçari i cili u vra me armë zjarr nga Maltin (Anton) Gjini. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qenë vëllai i viktimës i cili ka dërguar në spital vëllain e tij, ndërsa ka treguar edhe në polici se kush ka qenë autori.