Vrasja e 50 vjeçarit në Durrës nga fëmijët e tij, ish-myftiu, Gurra: Përtej ekstremit! Ka dështuar i gjithë zinxhiri i shoqërisë

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv reagoi për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit ku 2 vëllezër dhe motra e tyre u arrestuan për vrasjen e babait të tyre 50 vjeçar, ndërsa e ëma u vu nën hetim.

Duke e konsideruar këtë si një ngjarje përtej ekstremit, Gurra tha se ka dështuar i gjithë zinxhiri shoqëror duke nisur nga institucionet shtetërore dhe ato fetare. Një prej shkaqeve kryesore të këtij krimi makabër, sipas Gurrës është edhe mungesa e komunikimit mes familjarëve.

“Kjo është përtej ekstremit. Mesa duket cedon gjithë zinxhiri i shoqërisë nga institucionet shtetërore, fetare . Këto kohë ka pasur dhjetëra raste. Edhe brenda familjes nuk flasim me njëri-tjetrin por flasim në vijën e kuqe, flasim për njëri-tjetrin jo me njëri-tjetrin. Nuk ka fjalë as citim hyjnor që mund ta justifikojë. Është përtej tragjikes. Djem dhe vajza në moshë madhore të masakrojnë në këtë shkallë babain e tyre, jo se ai mund të jetë i pafajshëm por se makabriteti në marrjen e jetës është përtej çdo imagjinate njerëzore”- tha Gurra.

Teksa preku edhe patriarkalitetin si një prej arsyeve, ish-myftiu u shpreh se një tjetër prej shkaqeve janë edhe telenovelat që mund të ndiqen prej vitesh nga qytetarët të cilët manipulohen lehtë.

“Të gjithë jemi pjesëtarë në fajin e saj, gjithkush ka diçka për të thënë, flasim për nëri-tjetrin por jo me njëri-tjetrin,. Komunikimi i vajzës me babain e saj të ndjerë nuk ka qenë fare. Buron pak edhe nga patriarkaliteti por prapë se prapë masakrimi i prindit...Në rastin më te keq mund të kishte kërkuar mbrojtjen e strukturave. Efekti i telenovelave sigurisht që në momentin që kanë vijimësi prej vitesh, manipulimi i logjikës së kthjellët njerëzore ekziston jo vetëm tek të miturit por edhe tek adoleshentët”- u shpreh ish-myftiu i Tiranës.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër