
Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Bushnesh, pranë rrugës Fushë Krujë-Mamurras, ku 57-vjeçaru Petrit Ndou u godit për vdekje me çekiç 28-vjeçari Andi Vokrri.
Pas arrestimit të Vokrrit, policia vuri në pranga edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin të pranishëm gjatë konfliktit.
Lorenc Goga 26 vjeç dhe Fation Kulla 23 vjeç, akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ndërkaq, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Njoftimi i policisë
DVP Tiranë
Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.
Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:
-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 201.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor:
Fushë-Krujë/ Debati i shoferëve për gërvishtjen e makinave, i riu godet me çekiç në kokë 57-vjeçarin! Autori: S’e vrava unë! 3 në pranga (EMRAT + VIDEO)











