Korçë/ Sherri për dritën e shkallës, fqinji vret me thikë në shtëpi 67-vjeçarin dhe e lë në oborr...arrestohet disa orë pas ngjarjes

KORÇË- Sherri për dritën e shkallës ka agravuar deri në përdorimin e thikës, kur fqinji ka vrarë fqinjin në banesën e tij. Report Tv sjell detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Korçë e një nate më parë, ku humbi jetën 67-vjeçari Petrika Treska.

Mësohet se është arrestuar fqinji i viktimës, Apostol Bozhgolli, 65 vjeç si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë. Dyshohet se Bozhgolli pas një sherri për dritën e shkallës e ka qëlluar me thikë Treskën në banesën e tij dhe më pas e ka nxjerrë në oborr. 67-vjeçari është gjetur nga gruaja e tij në gjendje të rëndë, e cila e ka dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot t'i mbijetojë plagëve të marra.

"Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në lagjen nr. 7, humbi jetën një 67-vjeçar. Arrestohet në flagrancë për veprën penale "Vrasja me dashje" fqinji i tij, si autor i dyshuar i ngjarjes. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar A. B", njofton policia. 

Ndaj 65-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Vrasje me dashje". 

Viktima Petrika Treska

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
'Njeriu më i shkëlqyer në Korçë...autori jetonte vetëm, ishin si familje të gjithë të sëmurë' Flasin fqinjët e 67-vjeçarit (VIDEO)

Një njeri të mrekullueshëm dhe të urtë e përshkruajnë fqinjët 67-vjeçarin Petrika Treska, i cili mbrëmjen e djeshme u vra me thikë nga fqinji i tij Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme të shëndetin mendor.

"Ka qenë vetëm në shtëpi. Bashkëshortja e ka nënën shumë sëmurë, shkon i bën gjilpëra në mëngjes dhe në darkë, pasdite, dhe kur ka ardhur e ka gjetur në tokë, mbrapa derës.

Familja më e shkëlqyer e Korçës, ideale.

Janë të sëmurë ata të tërë. Vetëm jetonte, kishte një plak që i vdiq, janë si familje të sëmurë. Ai është familje shumë e mirë, i urtë. Unë kam vëllain tim lart, vinte e grindeshe. Është problematik këtu, asnjeri nuk i flite nga familjet", shprehen disa nga banorët.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/04/2020 13:17

    Egersira neandërtalë

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 24/04/2020 08:53

    Hajde pezhishke hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë