MAMURRAS- Policia në Mamurras ka arrestuar shtetasin Ditmir Shkreta, një nga vëllezërit e akuzuar për atentatin e nje dite me pare ne fshatin Shperdhet ku mbeti i vrare fëmija 9 vjec I.Llanaj, ndersa u plagos rëndë xhaxhai i tij. Në kërkim është shpallur vëllai tjetër Altin Shkreta. Policia deklaron se ka zbuluar dhe armën e krimit. Gjatë kontrollit në banesën e Ditmir Shkretës janë zbuluar tre arme autmatike ku dyshohet se me njërën prej tyre është kryer dhe krimi i një dite më parë. 

Vetë autori –thonë burimet e policisë-u kap në banesën e tij gjatë kontrollit të uniformave blu. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit kur një automjet në ecje u qëllua me breshëri automatiku duke shkaktuar vdekjen e vogëlushit 9 vjecar dhe plagosjen e xhaxhait të tij, 62 vjecarit Muharrem Llanaj. 
(ns/shqiptarja.com)