Vrasja e Aleksandër Ndokës,
reagon deputeti Pjerin Ndreu

Vrasja e Aleksandër Ndokës,<br />reagon deputeti Pjerin Ndreu<br>
Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, këshilltarit bashkiak të Lezhës dhe vëllait të ish-deputetit të PS Arben Ndoka.

Ndreu ka shprehur ngushëllimet për mikun e tij Aleksandër Ndoka.

 “Për Sandër Ndokën, për vdekjen e tij të parakohshme ! Ngushëllime familjes ! U prefsh në paqe miku im,”shkruan deputeti Ndreu.

Vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Lezhë. Aleksandër Ndoka, është qëlluar me breshëri kallashnikovi në një distancë të afërt, kur sapo kishte parkuar makinën.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 14 gëzhoja, ndërsa sipas burimeve të Report Tv 8 i kanë përshkuar trupin.

Burime policore bëjnë të ditur se atentati është kryer nga të paktën 4 persona, të cilët kanë shfrytëzuar errësirën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe Ndoka është gjetur i pajetë nga familjarët në makinën e tij, tip “Mitsubishi”, me targë “AA 382 SE.”

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona