Vrasja e Altin Balliut në Korçë/ Gjykata i heq mundësinë Olger Mustafës të fitojë 1/3 e uljes së dënimit

KORÇË- Gjykata e Korçës ka refuzuar të pranojë kërkesën e Olger Mustafës, për gjykim të shkurtuar të tij, i cili synonte të ulte masën e dënimit me 1/3-tën. Vendimi është marë ditën e sotme nga kjo gjykatë e cila sot zhvilloi seancën e parë në gjyqin e themelit, ndaj të pandehurit Olger Mustafa. Ky i fundit akuzohet nga prokuroria se në 17 janar 2019 ka kryer vrasjen me paramendim ndaj viktimës Altin Balliu, të cilin e ka qëlluar me 4 plumba, dy në trup dhe një në kokë. Pritet që në ditët në vijim procesi gjyqësor të zhvillohet duke u marë në diskutim të gjitha provat materiale. Me këtë vendim refuzimi të gjykimit të shkurtuar, gjykata i heq mundësinë Olger Mustafës, për përfitimin e uljes së dënimit në masën e 1/3.

Ndërkohë, është rrëzuar kërkesa edhe e familjarëve të Balliut për të vijuar hetimet, thirrjen e dëshmitarëve të rinj lidhur me ngjarjes e janarit, sipas së cilëve provat e sjella deri më tani ishin të cunguara. Detaje nga seanca dha avokati, Suad Idrizi. "Sot ishte seanca e parë e themelit, seanca e parë gjyqësorë, e cila konsistoi në disa veprime dhe debate të njëpasnjëshme. Ishte kërkesa jonë e para që kishim depozituar sipas procedurës, 5 ditë para këtij zhvillimi gjyqësor. Kërkonim thirrjen e disa dëshmitareve që të deklaronin dhe gjatë kësaj seance gjyqësore. Të cilët brenda përbrenda asaj kërkese, ne kemi arsyetuar dhe mospranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar duke qenë se i pandehuri ka bërë një kërkesë në seancën e parë paraprake e cila është bërë sipas ligjit 403 vijues të kodit të procedurës penale. Duke qenë se nuk kisha mundësi të paraqitesha apo të shprehja mendim për këtë gjykim të shkurtuar, Gjykata rrëzoi  kërkesën time për eksperiment hetimor, thirrjen e dëshmitarëve, ekspertëve të mjekësisë ligjore e me radhë. Njëkohësisht në kërkesat e tjera, i pandehuri me avokatin e tij kërkuan gjykim të shkurtuar. Gjykata vendosi mospranimin me shumicë votash për kërkesën për gjykim të shkurtuar, i dha kohë Prokurorit që të vazhdonte me hetimin. Prokurori kërkoi kohë ndaj dhe u shty seanca e radhës", tha ai. 

Report Tv solli në vëmendje këtë ngjarje të ndodhur më 17 janar të 2019 me anë të një dokumentari të historisë tragjike të vrasjes së Altin Balliut. I riu që po festonte me shoqërinë e tij ndërrimin e viteve, por që festa u kthye në tragjedi. Kjo pasi një i dënuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë që ishte liruar me kusht nga gjykata,por realisht nuk ishte vënë asnjë ditë në shërbim prove, përplaset fizikisht me grupin e të rinjve që festonin, duke vrarë me armë Altin Balliun

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive