Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi i dyshuar si ekzekutori kërkon lirinë! Ruben Saraiva sërish kërkesë në Gjykatën e Lezhës

Dy muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva u rikthye në Gjykatën e Lezhës.

I bindur se nuk ka lidhje me krimin, 28-vjeçari përmes një kërkesë të avokatit mbrojtjes kërkon lirinë. Por pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, seanca gjyqësore nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij i kësaj vrasje. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja