Report Tv mëson detaje të reja nga grupi hetimor i ngjarjes lidhur me vrasjen e komisarit Artan Cuku.

Personi i shpallur në kërkim është Kristaq Leci, 29 vjeç, tashmë ka edhe një fytyrë.

Report TV siguron foton ekskluzive të Lecit, nga qyteti i Beratit, që dyshohet si bashkëpunëtor i ekzekutorit Mikel Shallarit.

Ky i fundit dyshohet se është vrasësi me pagesë i Artan Cukut, vrasje që dyshohet se është porositur nga Bledar Jambeli.

Kristaq Leci, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Artan Cukut

Bledar Jambelli, personi që konsiderohet nga prokuroria si njeriu që ka urdhëruar ekzekutimin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku, ka marrë pafajësi nga gjykata e Vlorës dhe Apeli, duke u liruar nga qelia e akuzat për dy vrasje.

Bledar jambelli (majtas) porositësi i vrasjes dhe komisari Artan Cuku, i ekzekutuar nga Mikel Shallari

38-vjeçari pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes. Bledar Jambelli foton e siguruar nga Report Tv e ka bërë vetëm pak muaj para vrasjes së kryekomisarit, ndërkohë që mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë, menjëherë sapo Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij në 10 prill të 2017-së.

Mikel Shallari, vrasësi i Artan Cukut, në gjykatë