FOTO-Ekskluzive/ Ja kush është Bledar Jambelli, porositësi i vrasjes së Artan Cukut

Report TV ka siguruar ekskluzivisht foton e Bledar Jambellit, porositësit të vrasjes së Artan Cukut. 38-vjeçari pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes. Bledar Jambelli foton e siguruar nga Report Tv e ka bërë vetëm pak muaj para vrasjes së kryekomisarit, ndërkohë që mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë, menjëherë sapo Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij në 10 prill të 2017-së.

Kjo foto u është shpërndarë pikave kufitare në Shqipëri por edhe autoriteteve policore në të gjithë Europën, nëpërmjet Interpolit. Bledar Jambelli dyshohet se është larguar drejt Greqisë pasi është vrarë Artan Cuku. Pikërisht hetimet për gjetjen e Bledar Jambellit janë përqendruar në Greqi, por edhe në Spanjë, për shkak të lidhjeve që 38-vjeçari kishte.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar disa letërporosi autoriteteve spanjolle dhe atyre greke për zbulimin e vendndodhjes së Bledar Jambellit dhe u ka kërkuar atyre arrestimin e personit më të kërkuar aktualisht nga autoritete shqiptare.

Jambelli ka porositur vrasjen e Artan Cukut për rihapjen e një dosje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kjo dosje solli edhe arrestimin e Bledar Jambellit, të akuzuar për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.

Kjo dosje ishte e mbyllur nga prokuroria, por Artan Cuku gjeti prova dhe vuri në pranga Bledar Jambellin. Çuditërisht 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013. 4 vite më pas Jambelli vendosi të hakmerret duke paguar Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun. Mikel Shallari ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka konfirmuar që ka qënë Bledar Jambelli, i cili e pagoi për të vrarë Artan Cukun.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • historia: 26/04/2018 09:43

    Eshte hapur ceshtja ne 2012 dhe i ndjeri Cuku largohet nga forcat e rendit e vritet pas 2013. Jane bandat komuniste-drogiste qe marrin hak ndaj punonjesve te shtetit, si ne 1945

    Përgjigju
  • G,josho: 25/04/2018 20:16

    Per mendimin tim familjaret e te ndjerit Cuku duhen te hakemerren ndaj prokurorit qe ka mbydhur çeshtjen dhe gjykatesit qe e ka liruar ket kriminel.

    Përgjigju
    • hasan: 09/04/2019 17:01

      ty Elbasani dhe ktij moteres tjeter Fredi duhet tju reshtosh ate listen e familjes. ku e dini ju o pleshta kush eshte ai q flisni me kaq siguri.

    • Elbasani: 26/04/2018 03:09

      Ky njeri do kapet pa diskutim dhe kur te vij ketu keta duhet te hakmerren me patjeter duke e eleminuar si qen. Duket qelbesira ca shpirti ka.

    • Fredi: 25/04/2018 22:30

      Shume dakort! Ata jane vrasesit e vertete te K/komisarit! Jana ata qe marrin " dhurata " miliona nga te afermit dhe jetojne si sheiker me parate e gjakut te qindra te vrareve.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)