TIRANE - Partia e Topit akuzon Berishën se nuk ka mbajtur premtimin për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, për një proces gjyqësor ku të përgjigjen të gjithë ideatorët, frymëzuesit, organizatorët dhe zbatuesit e aktit kriminal të 12 shtatorit 1998.
Në një njoftim për mediat, partia Fryma e Re Demokratike thekson me forcë se, nderimi më i mirë që politika shqiptare mund t’i bëjë Azem Hajdarit do të ishte respekti për idealet dhe aspiratat për të cilat ai jetoi, punoi dhe u sakrifikua, angazhimi real dhe i sinqertë për një demokraci funksionale, integrim evropian dhe shtet të së drejtës, - premtime këto të pambajtura nga klasa e vjetër politike.
“Sot nderimi për Azem Hajdarin kërkon edhe reflektim nga politika shqiptare, për shmangien e partive të vjetra përfshirë edhe partinë që krijoi vetë Azemi me studentët, nga parimet, vlerat dhe idealet e dhjetorit 90’-të, - thuhet në njfotimin e FRD, ku më tej theksohet se “Azem Hajdari ishte dëshmia më e mirë sesi përfundojnë regjimet diktatoriale apo imitimet e shëmtuara të tyre, sesi përfundojnë të gjithë ata idhuj të rremë që punojnë kundër interesave të demokracisë, të lirisë, kundër interesave të popullit dhe kombit të vet. Me këtë rast, FRD apelon për më shumë respekt ndaj historisë dhe simboleve jetësore të saj, më shumë drejtësi dhe transparencë për qytetarët, më shumë akte të përgjegjshme politike, për një Shqipëri normale dhe evropiane, të aspiruara me aq shumë pasion e kurajo nga Azem Hajdari dhe brezi i tij studentor”.
Reagimi i FRD vjen pasi gjatë paradites së sotme Kryeministri Sali Berisha zhvilloi homazhe pranë memorialit të Azem Hajdarit, në afërsi të selisë së Partisë Demokratike, ku u ekzekutua më 12 shtator 1998.
I shoqëruar nga bashkëshortja e Azemit, fëmijët e tij, si dhe personalitete të larta të PD-së si kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e Kryebashkiaku i Tiranës Lulëzim Basha, Berisha si çdo vit vendosi lule pranë memorialit të ngritur për të përkujtuar ish-deputetit demokrat.
Më pas ai e cilësoi aktivitetin e Azem Hajdarit në përpjekjet për të sjellë demokracinë në Shqipëri si diçka që prek gati kufijtë e legjendës, ndërsa theksoi se pa ndihmën e tij shqiptarët nuk do të gëzonin sot në këtë 100 vjetor të pavarësisë dinjitetin e të qenurit të lirë.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PD përkujton 14-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit