Vrasja e babë e bir në Elbasan, Apeli mbyll në burg Klajdi Dokolin, mikun e familjes Çapja

Vrasja e babë e bir në Elbasan, Apeli mbyll në burg Klajdi Dokolin, mikun e familjes Çapja

Klajdi Dokoli

Klajdi Dokoli, njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, është mbyllur në burg, nga gjykata e Apelit Durrës. Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjykata e Apelit, ku një treshe gjyqtarësh ka vlerësuar se Dokoli, duhet të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi ka të dhëna të arsyesme se ai ka marë pjesë në vrasjen e babë e bir në Elbasan, në datën 15 gusht 2012 në qytetin e Elbasanit.

Emri i Dokolit në këtë ngjarje ka dalë nga dëshmia e bashkëpunëtorit të prokurorisë, Ervis Bardhi, i cili ka treguar se në takimet dhe planet që po bënin me anëtarë të familjes Çapja, me qëllim vrasjen e Gentian Beqirit, ishte i pranishëm dhe kishte dijeni për çdo detaj, dhe miku i tyre Klajdi Dokoli, i cili shikonte kush hynte dhe dilte nga banesa e Gentian Beqirit. Lidhur me këtë ngjarje, i pari që është arrestuar është Ervis Bardhi, i cili është zbuluar nga një gjurmë gishti të identifikuar në targen e makinës që u përdor në vrasjen e babë e bir. Pas ndalimit të Ervis Bardhit, është arrestuar në Itali dhe më pas ekstraduar në Shqipëri, bashkëpunëtori tjetër, Etien Cani.

Ndërsa dy muaj më parë u arrestua në Athinë, Jorgo Leku, një tjetër mik i familjes Çapja, që besohet se ka marrë pjesë direkt në vrasjen e Gentian e Nezir Beqiri dhe që tashmë pritet të ekstradohet nga Athina. Sipas rrëfimit të Ervis Bardhit, ky i fundit ka vrarë me armë zjarri Gentian Beqirin, ndërsa Olsi Leku ka rrahur dhe më pas mbytur me jastëk, babain e Gentit, Nezir Beqiri.

Pritet që operacioni dhe arrestimet për këtë ngjarje të vijojnë më tej, dhe ka shumë gjasa që kjo dosje ti kalojë prokurorisë së posaçme SPAK, pasi autorët kanë vepruar me detyra të ndara dhe të mirëorganizuar me njëri-tjetrin, ku qëllimi i vetëm ka qenë ekzekutimi në banesë të hasmit të Çapjave, Gentian Beqiri.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 01/12/2020 19:13

    Epo të të vrasi dhe ky që del foto me lule plastike te cepi dhomës,është të vrasësh veten me gur çakmaku...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë