Gjykata e Sarandës ka vendosur masën arrest me burg pa afat edhe për të arrestuarin e tretë për vrasjen e Aleksandër Bardhit.
 
Eduard Gjonaj 38-vjeç do të qëndrojë në burg së bashku me Fernando Dedën 25 vjeç dhe adoleshentin Gj. A. 16 vjeç deri në përfundim të hetimeve dhe vendimit të gjykatës.
 
Tre të arrestuarit akuzohen për vrasjen e vëllait të ish-kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të rrethit Mirditë, Aleksandër Bardhi.
 
Fernando Deda 25 vjeç dhe adoleshenti Gj. A. 16 vjeç u arrestuan dy ditë pas vrasjes 7 ditë më parë të Bardhit, ndërsa Eduard Gjonaj u arrestua para 3 ditësh si bashkëpunëtor për vrasjen e Bardhit.
 
Prokuroria po heton në dy pista; grabitje ose grindje për çështje droge.

eduard gjonaj
eduard gjonaj
eduard gjonaj
eduard gjonaj
(Në foto Eduard Gjonaj)


dy.b/shqiptarja.com