Një person është ekzekutuar me armë zjarri kete te diele në qytetin e Durrësit. Viktima është Shpëtim Shala, 38 vjeç, baba i tre vajzave, i cili është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, tip Volfswagen "Golf 5" me targa AA 086 HJ.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar të plazhit të Durrësit, ku fare pranë ndodhet edhe shtëpia e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.Sipas Policisë, krimi është kryer me anë të një arme "scorpions" me silenciator, ndërsa autorët mendohet të kenë qenë vrasës profesionistë.
Ka qenë autopsia mjekoligjore që ka evidentuar se viktima është qëlluar me 6 plumba në kokë të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur 10 gëzhonja të armës "scorpions", ndërsa 6 predha kanë përfunduar në kafkën e 38 vjeçarit.
Shpëtim Shala ishte banor i qytetit të Durrësit, por jetonte me qira. Atentati është i paramenduar pasi dyshohet se viktima është ndjekur prej kohësh nga vrasësit dhe i është bërë pritë vetëm ditën e sotme.
Pak para se të qëllohej për vdekje, Shpëtim Shala ka qenë duke luajtur futboll me shokët e tij në zonën e plazhit.
Pas ndeshjes, Shala ka qenë duke u larguar me automjetin e tij Volfswagen "Golf 5", kur edhe i është bërë atentati që i mori jetën.
Policia ka shoqëruar 15 persona të dyshuar si autorë të vrasjes, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi.
Burime pranë policisë së Durrësit thonë se shkak i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja, por nuk përjashtohet edhe një sherr i momentit mes viktimës dhe autorëve të krimit.
Shala është proceduar gjatë vitit 2011 për kultivim e trafikim narkotikësh pasi në një operacion policor në lokalin pronë e tij Bilardo pranë plazhit Iliria blutë sekuestruan një sasi cannabis.
Për këtë procedim Shala kaloi një kalvar 4 vjeçar me gjyqësorin shqiptar por gjithmonë në gjendje të lirë dhe në 2015 Gjykata e Lartë la në fuqi pafajësinë e dhënë nga apeli i Durrësit dhe pse prokuroria kish kërkuar dënimin e tij.
Shala rezulton i shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës por asnjëherë përfshirja e tij direkte nuk është faktuar çka ka sjell lënien e tij të lirë deri më 8 Maj 2016 kur dhe u ekzekutua në lagjen Iliria në plazhin e Durrësit.

(Viktima, Shpëtim Shala)

(Me rreth të kuq, automjeti tip Golf 5 ku u gjet viktima) FOTO

Njoftimi i Policisë së Durrësit
Me datë 08.05.2016, në lagjen Nr. 13, Plazh, në një rrugicë, në mjetin tip Volskëagen me targa AA 086 HJ, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi:
• Sh.Sh.50 vjeç, banues në Durrës.
Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Vendi ku ka ndodhur vrasja në Durrës) FOTO
/Shqiptarja.com

VIDEO