Policia e Vlorës jep detaje nga vrasja e mbrëmshme e 29-vjeçarit, Vasil Dervishaj, pronar i një pike shitje kafeje dhe një lokali në qytetin bregdetar. Blutë thonë se kanë arrestuar bashkëpunëtorin e dyshuar në krim.
"Vrasja e mbrëmshme është drejt zbardhjes", tha një burim pranë Policisë së Vlorës për Report Tv.
Dyshohet se janë 3 persona që kanë bashkëpunuar për vrasjen. Përveç personit të dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Policia e Vlorës ka shoqëruar më shumë se 10 persona të tjerë për t'i marrë në pyetje.
Lajmi kryesor: