Vrasja e biznesmenit Rakip Roli në Laç, Gjykata cakton 'arrest në burg' për babë e bir dhe autorin tjetër të dyshuar! 22-vjeçari Lika: Vrasjen e kam bërë unë, babai dhe shoku s'kanë lidhje

Gjykata e Kurbinit vendosi sot masën e sigurisë 'arrest në burg' për tre personat e arrestuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli. Gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu, duke lënë në burg Skënder e Llej Lika, babë e bir si dhe Klajdi Gjegjajn (Beleshi). Ata akuzohen për 'vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim' dhe 'armëmbajtje pa leje'. 

22-vjeçari Llej Lika i ka qëndruar deklarimeve se është ai autor i krimit, ndërsa dy bashkëpunetorët e tij, i ati dhe shoku, nuk ka folur. Report Tv siguroi dëshminë e të riut para, të dhënë pak ditë më parë, i cili tha se babi i tij dhe Klajdi Gjexhaj nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se vrasjen  biznesmenit e kishte bërë ai. Sipas tij, vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarsht në muajin korrik të këtij viti.

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, u ekzekutuar mëngjesin e së premtes në Laç me breshëri kallashnikovi. Report Tv mëson se biznesmeni i materialeve të ndërtimit po lëvizte me makinë luksoze tip 'Audi Q7' në momentin që është qëlluar për vdekje. 7 plumba kapën kapur në trup 55-vjeçarin.

Një ditë pas ngjarjes, Policia vuri në pranga 3 autorët e dyshuar, të cilët u kapën në një banesë në Fushë-Milot. Kamerat e sigurisë kapën edhe momentin e largimit të tre personave nga vendi i ngjarjes, ku mendohet se drejtuesi i automjetit tip 'Benx' me të cilën ata u larguan ka qenë Klaudio Beleshi, i cili ka pritur babë e bir pasi kanë kryer vrasjen.  

1639562675_1639238935likajroli.jpg

 

Viktima Rakip Roli dhe autoret

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik