Vrasja e Rakip Rolit 9 ditë më parë në Kurbin, djemtë e tij u zunë me autorin për një vajzë! 22-vjeçari Llej Lika: Më rrahën në qendër të fshatit, vura nderin në vend

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje ne ekzekutimin e biznesmenit Rakip Roli me 10 dhjetor në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Sipas burimeve shkak i sherrit mes djemve të viktimës dhe autorit të ngjarjes Llej Lika është bërë një vajzë.

Referuar dëshmisë së 22-vjeçarit, konflikti mes tyre ka nisur që në muajin korrik e më pas ka agravuar derisa biznesmeni Rakip Roli dhe djemtë e tij e kane dhunuar barbarisht të riun në një lokal me qendër të fshatit.

Këto veprime nuk janë pranuar nga Llej Lika i cili për të vendosur dinjitetin në vend, në shenjë hakmarrje ka thurur planin dhe ekzekutuar 55-vjeçarin Rakip Roli. Biznesmeni i materialeve të ndërtimit i njohur ndryshe dhe me emrin Piloti u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit.

24 orë pas ngjarjes policia prangosi tre autoret e dyshuar të krimit dhe ndaj tyre Gjykata ka caktuar arrest në burg për babë e bir Llej e Skënder Lika dhe shokun e tyre Klajdi Gjegjajn. Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/12/2021 01:25

    Piji lengun tani nderit tend,barbar injorant!Po se mos jane me te mire ata qe te ndihmuan,apo kundershtaret e tu.Seleksionimi natyror vazhdon,injorantet dhe kriminelet spastrojne Token nga njeri-tjetri.

    Përgjigju
  • Tirana: 19/12/2021 22:45

    Nje "bizneslesh" me pak , por sa do vriten te tjere mbas kesaj nuk dihet.

    Përgjigju
  • Lagjia-drita: 19/12/2021 19:56

    Rreziku ma I madh asht nga pasunia me te hyp vedi ne qef,aty ke marr fun me tana.Ai djal qe kan rrah po e qujm 25 vjec burr,dhe nje shprehje e vjeter thote burri nuk rrahet,ose vrite po mos e rrah.Baba i ktyne trimave kishte ken mire mos me ju pri fmive per sherr por me ba pajtim me te gjitha kostot.Kur ti I ke gjujt ne shpulle edhe nje fmije nuk duhet me te xan gjumi gjith naten,kurr mos meno qe ke dal I fitum....dhe ne dit te sodit nuk nenvleftesohet askush.

    Përgjigju
  • nderi: 19/12/2021 19:10

    jam dakort qe kush gabon duhet te paguaje por pse ja fute babait te tyre? pse nuk hoqe qafesh ate qe te vuri dore o lika?tani djemte dihet qe nuk do rrine duar kryq.kshu qe filluat nje lufte qe nuk dihet sa viktima do beje.mjer kush do jete viktima e rradhes e shpresojme qe mos ta haje ndonje i pa fajshem

    Përgjigju
    • Goni: 19/12/2021 21:58

      Ai u ka pri para e karriera e atij paska qen karrier gangsteri kshu qe ai ishte lideri I konfliktit

  • Agjenti: 19/12/2021 14:15

    Kshu eshte kur ke 2 lek te duket vetja i forte dhe shkon e rrihni 3 veta njerin per nje muhabet banal. i pafsh hajrin lekeve dhe ju te tjeret mesoni te ulni hunden se spyet njeri sot kush je.

    Përgjigju
  • Njono: 19/12/2021 13:52

    Hallall te vojn mesim gangster te tjere . Senuk rrihet njeriut kot . Se burri ka seder ka fytyr ka dhe nderr. Ketij jan kan marre në mest te fshatit te trija keto ndere. Dhe ky ka zgjedhur aktin ekstrem. Per nje astsyje. Mendoj un . Ky shkoj në spital ato duhet te ishin në burg. Por mendoj qe ato as qe do iket thirrur policija fare (Cuna me lek dak te pa prekshem) ja si dodhi Kur nuk ka drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës