Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, lihen në burg babë e bir

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, lihen në burg babë e bir

Viktima Xhani Topalli

2  personat e akuzuar për vrasjen e biznesmenit shqiptar Xhani Topalli, 53-vjeçari hotelier grek dhe djali i tij 20-vjeçar janë lënë në burg.

Pas rrëfimit të tyre, dy të pandehurit me vendim unanim të Hetuesve dhe Prokurorisë janë cilësuar si të arrestuar të përkohshëm dhe janë lënë në burg, ndërsa me mbylljen e hetimeve pritet të jepet edhe dënimi për ta.

Çfarë pretenduan dy të pandehurit në deklaratat e tyre?

Të dy të pandehurit, duke kërkuar falje në prani të avokatëve të tyre Aki dhe Dimitris Dimitriadis dhe Dimitris Verberis, pretenduan se vdekja e 46-vjeçarit erdhi si pasojë e një aksidenti gjatë një zënke dhe argumentuan se me sa duket vdiq si pasojë e goditjes në kokë. Por nuk argumentuan se si kishte mbetur me një litar në qafën e tij.

Ata gjithashtu theksuan se për këtë ngjarje, 20-vjeçari nuk ka faj. Dy të pandehurve u dërguan në sallën e gjykatës nën masa të forta sigurie.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, lihen në burg babë e bir! Familjarët mblidhen para gjykatës: Të kalben në burg


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)