VLORË - Një ditë pas vrasjes së 52-vjeçarit Hyqmet Nexhipi, pronari i një anijeje peshkimi në Vlorë, policia ka shtrirë hetimet në disa pista për identifikimin e autorëve të mundshëm dhe shkaqeve të ekzekutimit.
 
Burime të policisë së Vlorës thanë se hetimet po përqendrohen në pistën e vrasjes që mund të ketë lidhje me konflikte të mundshme të tij për shkak të biznesit të tij me anijen e peshkimit “Drita”.
 
Anija e tij merrte karburant në det të hapur nga anije të huaja dhe në një situatë të tillë ai dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe në ndonjë trafik të mundshëm.
 
Ndërkaq në Itali Nexhipi ka qenë i dënuar me tri vite burg për akuzën e shfrytëzimit të grave për prostitucion, e cila po merret në konsideratë nga policia.

Hyqmet Nexhipi
 
Biznesmeni mësohet se ka qenë i martuar dy herë.
 
52-vjeçari u gjet i vrarë në makinën e tij Honda në rrugën "Transballkanike" mëngjesin e së shtunës, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja automatiku. Në lagjen "24 Maji" blutë e qytetit të Vlorës gjetën të djegur një makinë tip Benz e cila dyshohet se është braktisur nga autorët ende të paidentifikuar, të cilët kanë dashur të fshehin çdo gjurmë duke i vënë flakën. 

makina honda nexhipi

makina honda nexhipi

benci djegur nexhipi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)