Tre oficerë policie të drejtorisë së Durrësit kanë dëshmuar këtë të hënë në gjyqin ndaj Denis Shtrazës të akuzuar për rrëmbimin e Gazmend Çollakut më 6 janar në Durrës, ku një ditë më pas ai u gjet i vdekur në zonën e Fushë Krujës.
 
Oficerët e policisë mes tyre Rebani Farruku, Alfred Hoxha dhe Lorenc Dervishi hodhën dritë mbi kontrollin e automjetit ku mbrëmjen e 6 Janarit u ndaluan Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza.
 
Sipas policëve mbrëmjen e 6 Janarit duke u gdhirë 7 Janar ata kanë kontrolluar mjetin duke sekuestruar disa sende si celular e dokumente të mjetit. Pas këtij kontrolli u shprehën oficerët ata e mbyllën mjetin duke vendosur çelësin në kasafortën e Lorenc Hoxhës ku qëndroi deri mëngjesin e 26 Janarit 2016.
 
Por 19 ditë pas kontrollit të mjetit oficerët deklaruan se teksa u nisën për ta dërguar fuoristradën në pikën e bllokimit të mjeteve në Rrashbull ata pikasën në bagazhin e makinës disa njolla të kuqe të ngjashme me gjakun në një kalendar.
 
Pasi gjetëm këto gjurmë sqaruan policët oficeri Alfred Hoxha kontaktoi me prokurorin i cili urdhëroi më pas policinë shkencore të ekzaminoj se kujt i përkisnin këto gjurmë dhe nëse ishin apo jo gjak.
 
Prokuroria ende nuk ka dhënë një përgjigje mbi këtë ekspertim e gjurmëve të dyshuara si gjak dhe nëse i përkasin apo jot ë ndjerit Gazmend Çollaku cka do të lidhte të pandehurin me krimin për rrëmbimin e më pas vrasjen e Çollakut.

Avokatët: Si s’u dallua gjaku në kontrollin e parë?
Ndërkohë mbrojtja e Denis Shtrazës deklaroi se gjetja e gjurmëve 19 ditë pas kontrollit të parë të mjetit ngre dyshime për prova të sajuara. Sipas tre efektivëve të policisë Rebani Farrku, Alfred Hoxha dhe Lorenc Dervishi mbrëmjen e 6 Janarit ata kanë proceduar penalisht Ervin Dalipajn për mbatje të paautorizuar të titujve pasi kur e kanë ndaluar ai i ka paraqitur një dokument policie dhe pse prej disa kohësh ishte në kërkim.
 
Shtraza: Policët e kontrolluan mjetin me elektrik, nuk gjetën gjak
Vetë Shtraza kundërshtoi këtë fakt duke pyetur policët se si mundët ti gjenin Gjakun më dt.26 Janar dhe jo më dt.6 kur mjetin e kontrolluan në prani të tij edhe me elektrik dhe ndriçim.
 
Collaku u rrëmbye më 6 janar për tu gjetur i pajetë mëngjesin e 7 janarit 2016, ndërsa për ngjarjen të dyshuar janë Ervin Dalipaj i cili u vra pak muaj më parë në një atentat mafioz në afërsi të Sukthit dhe Denis Shtraza që përballet me drejtësinë duke mohuar këtë akuzë.

gazmend collaku
Gazmend Collaku

denis shtraza
Denis Shtraza