Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancë për shtetasin Denis Shtraza, ku sot pritej të jepej pretenca ndaj tij. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mospërgatitja e pretencës nga prokurori Besnik Muçi.

Prokurori Muçi ka kërkuar kohë për të shqyrtuar dosjen e hetimit, e cila është voluminoze. Seanca e radhës ndaj Shtrazës do të zhvillohet më 16 nëntor 2017 te Krimet e Rënda. Denis Shtraza akuzohet për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com