TIRANE- Ekzekutimi mafioz i ish-nëndrejtorit të SHISH në Durrës, Isa Çopa, sot e kësaj dite nuk ka asnjë emër për policinë, prokurorinë dhe vetë Shërbimin Informativ Shtetëror. Si sot, tre vite më parë Çopa u ekzekutua me një plumb në kokë dhe më pas u gjet i djegur plotësisht brenda në makinën e tij tip “Opel Corsa”. Dosja hetimore vijon të qëndrojë në duart e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila prej një viti po zhvillon hetime në tre pista kryesore: si ajo e vrasjes për shkak të detyrës, si pasojë e veprimtarisë agjentureske të viktimës kundër trafikut të kokainës nga Kolumbia në portin e Durrësit dhe veprimtarisë së tij në grumbullimin e informacioneve për skandalin e pronave në Hamallaj dhe gjirin e Lalëzit.
/Shqiptarja.com












