Vrasja e Cukut, Bujar Daka: 
Policia erdhi, por s'na arrestoi

Vrasja e Cukut, Bujar Daka: <br />Policia erdhi, por s'na arrestoi
Pas arrestimit një ditë më parë të Mikel Shallarit, Policia e Shtetit ka shkuar në banesën e vllezërve Daka për t’i shoqëruar.

Policia thotë se pasi ka shkuar tek banesa e Bujar e Florin Dakës,nuk  ka gjetur ata aty dhe i ka shpallur në kërkim.

Burime policore bëjnë me dije se dyshohet që dy vëllezërit Daka janë porositësit e vrasjes së Artan Cukut. Dyshimi përforcohet edhe për faktin se Bujar Daka ka qënë në të njëtin burg në Zvicër me ekzektorin Mikel Shallari. Të dy kanë qenë në një burg të Zvicrës pasi vuanin dënimin për shitje droge.

Policia dyshon se vrasja e Cukut ka lidhje me hakmarrjen pasi në vitin 2005 Agim Daka mendohet se i ka marrë pistoletën Artan Cukut, që në atë kohë ishte shef komisariati në Tiranë dhe ka qëlluar veten në kokë. Pavarisht se familja Daka deklaron se për këtë ngjarje është pajtuar me familjen e Cukut, policia vijon të ketë si të dyshuar kryesor për porositjen e vrajes vllezërit Daka.

Por menjëherë pas publikimit të lajmit ka reaguar familja Daka.
Report TV ishte në banesën e tyre në Shkodër. Ky është Bujar Daka që dyshohet se prositës i vrasjes së Cukut dhe që thotë se s'ka lidhje me ngjarjen dhe nuk e njeh Mikel Shallarin.

"S'kam lidhje me vrasjen e Cukut, unë jam i lirë. Ashtu si unë dhe vëllai Florin Daka është i lirë. Mikel Shallarin e kam parë vetëm në televizor. Nuk kam asnjë lidhje me Shallarin", ka thënë Bujar Daka.  

Edhe babai i tij Prel Daka thotë se policia shkoi në banesë u mori telefonat dhe u largua.

Ndërkohë nëna e vëllzërve Daka thotë se djemtë e saj nuk kanë gisht në vrasjen e komisarit.

Policia më herët i ka shoqëruar vllezërit Daka disa herë, por në të gjitha rastet ata kanë mohuar se kanë porositur vrasjen e Artan Cukut.

Babai i vëllezërve: Policia sekuestroi vetëm telefonat
Familja Daka në Shkodër ka mohuar sërish të ketë lidhje me vrasjen e ish-kryekomisarit, Artan Cuku.
 
Prel Daka, babai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim nga policia, Agim dhe Florin Daka, ka dhënë një version tjetër. Ai ka thënë se policia ka shkuar në banesë, por ka sekuestruar vetëm telefonat celular dhe nuk ka shoqëruar Agim Dakën i cili ndodhej në banesë në ato momente.
 
“Nuk di çfarë të bëj. Kanë ardhur dhe na kanë marrë me gru e me fëmijë. Policia erdhi dhe na sekuestroi vetëm telefonat, nuk arrestoi djalin. S'kemi lidhje me vrasjen e Cukut. Ne jemi në vështirësi ekonomike dhe nuk kemi lekë të paguajnë vrasës”, ka thënë Prel Daka. 

"E vërteta është se djemtë e mi janë në shtëpi. Kanë qenë në shtëpi kur është vrarë ai. Po na bien në qafë dhe s'po na lënë në hallet tona", tha thënë e ëma e dy vëllezërve. 



familja daka
Bujar Daka dhe babai i tij Prel Daka

Policia: Vëllezërit do merreshin në pyetje pas arrestimit të Shallarit
Dyshohet se vëllerëzit Daka janë porositësit e vrasjes së Artan Cukut për gjakmarrje, pistë kjo ku po heton policia, pasi në vitin 2005 në zyrën e ish-funksionarit të lartë të Policisë së Shtetit, është vetëvrarë vëllai i tyre, Agim Daka, duke i rrëmbyer pistoletën kryepolicit

Ky ishte versioni i atëhershëm i policisë dhe i vetë Cukut. Ndërkohë që familja e Dakës nuk e pranoi këtë version, por pas disa seancave, dy familjet janë pajtuar në Xhami, duke shmangur kështu përshkallëzimin e konfliktit drejt gjakmarrjes.  

Madje, edhe vetë prindërit e vëllezërve Daka, pas ekzekutimit të ish-kryekomisarit Cuku kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se historia e para 12 viteve ishte mbyllur, duke mohuar kështu çdo përfshirje në krim. 

Burime: Shallari dhe Florin Daka u njohën në burg në Zvicër
Mikel Shallari i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Artan Cukut dhe Florin Daka njihen me njëri-tjetrin. 

Ata janë njohur në një burg në Zvicër ku vuanin dënimin për trafik të lëndëve narkotike.

24-vjeçari nga Kuçova ka qenë i dënuar nga drejtësia zvicerane dhe ka vuajtur në qeli dënimin prej një viti.

Pikërisht aty ai mësohet se ka njohur edhe Florin Dakën, vëllain e Agim Dakës i vetëvrarë në zyrën e Artan Cukut në vitin 2005. 

Shallari u pagua 25 mijë euro
Dyshohet se Daka ka porositur 24-vjeçarin që nga burgu për të kryer vrasjen me pagesë, për të cilën ai ka paguar shumën e 25 mijë euro. 

Mikel Shallari kërkon mbrojtje për familjen
Mikel Shallari, i arrestuar një ditë më parë si autor i dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit, Artan Cuku, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, por me kushtin që t'i mbrohet familja. 

Hetimet: Cuku u vra për gjakmarrje, akuza në ngarkim të tij
Burime për Report Tv saktësuan se Mikel Shallari është treguar i gatshëm të rrëfejë përpara prokurorëve të Krimeve të Rënda, emrat e porositësve të vrasjes së kryer nga vetë ai mbrëmjen e 8 prillit në Tiranë. 

24-vjeçari kërkon garanci për familjen, si dërgimi në një vend jashtë Shqipërisë dhe ndërrimi i identiteteve, për t'iu shmangur një hakmarrje të mundshme nga urdhëruesit e atentatit që i mori jetën ish-drejtorit të Policisë së Vlorës. 

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Mikel Shallarin, në bazë të nenit 78/A, që parashikon "vrasjen e kryer në bashkëpunim për interes hakmarrjeje apo gjakmarrjeje dhe që dënohet nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm". 

Gjykata pritet të caktojë gjatë ditës së sotme masën e sigurisë për 24-vjeçarin, autor të dyshuar të vrasjes së ish-kryekomisarit Artan Cuku.

E zbuloi ADN-ja, Shallari mori 25 mijë € për krimin
Mikel Shallari është autor i arrestuar si vrasësi i kryepolicit Artan Cuku më 8 Prill 2017, pranë banesës së të ndjerit Cukut në rrugën e kosovarëve në Tiranë.
 
Autorësia e krimit të kryer nga Shallari u bë publike nga drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Cako dhe zv.Prokurori i krimeve të rënda Enrik Ligori.
 
Me arrestimin e Shallarit policia bënë me dije se ai është i përfshirë në aktivitetin kriminal të vrasjeve me pagesë, por ende nuk ka pranuar të bashkëpunojë për të treguar porositësit e këtij krimi.
 
I riu nga Kuçova është arrestuar me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, ndërsa prova që çoi në zbulimin e tij është profili gjenetik i ADN-s, gjurmë të cilën Mikel Shallari e ka lënë në rrobat që hodhi pak minuta pas vrasjes në një kosh mbeturinash pranë vendit të krimit.
 
ReportTv ka mësuar se këto prova janë analizuar me ndihmën e partnerëve Europinë dhe policisë së shtetit në një nga laboratorët më profesional të kriminalistikës dhe rezultati ka qenë se gjurmët e gjetura janë ato të Mikel Shallarit.
 
Shallari 24 vjec rezulton person me precedent penal për krime si armëmbajtje e trafik narkotikësh ndërsa ka qenë më parë i proceduar si në Shqipëri ashtu dhe jashtë vendit.
 
Mbrëmjen e 8 Prillit Mikel Shallari ekzekutoi me 5 plumba pistoletë Artan Cukun ish drejtorin e policisë së Vlorës dhe oficer karriere, ndërsa pas atij krimi Shallari u largua duke fshehur dhe armën sikur shihni në këto pamje.

Report Tv te shtëpia e Shallarit, në Kuçovë flasin fqinjët
24-vjeçari Mikel Shallari, i arrestuar si autor i vrasjes së kryepolicit Artan Cuku më 8 Prill 2017, është nga fshati Dikatër rreth 10 km larg Kuçovës.

Report Tv shkoi dje në fshatin Dikatër për të mësuar diçka më shumë për familjen e Shallarit, e cila ishte zhvendosur vite më parë nga Skrapari në Kuçovë.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit