Teksa kanë kaluar 10 ditë nga ekzekutimi i Demir Backës në Fier, ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Pasi i shkoi disa herë në shtëpi Arben Isufit, i njohur si 'Ben Qimja', me të cilin Backa ka patur një konflikt rreth 1 vit e gjysmë më parë, mësohet se sot Isufi ka dëshmuar. 

Pavarësisht se e kanë kërkuar disa herë në shtëpi, për ta marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, policia nuk e ka gjetur atë. Sot ai është marrë në pyetje nga  oficerë të policisë. Ende nuk ka informacion deri tani se çfarë ka thënë. 

Në vrasjen e Demir Backës dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.

57 vjecari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital.

2 autorët qëlluan Demir Baçkën nga një makinë tip Benz, në lëvizje, me targa kosovare. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në anën tjetër të qytetit, një mjet po Benz u gjet totalisht i djegur, ndërsa mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.