Sajmir Vishaj, avokati mbrojtës i Efthymiou Efthymious i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, 42-vjeç, do ankimojë në Apel vendimin e Gjykatës së Tiranës e cili la në burg ish-specialin grek. Ka qenë vetë avokati Vishaj i cili ka paralajmëruar këtë të shtunë se të hënën do t'i drejtohet Gjykatës së Apelit. 

Avokati mbrojtës i Efthymious, Sajmir Vishaj kundërshtoi të hënën masën e dhënë nga Gjykata e Tiranës, duke deklaruar se Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të fajësuar grekun si autor të krimit që tronditi kryeqytetin. Akuzat i ka kundërshtuar edhe vetë Efthymious i cili ka deklaruar se në Shqipëri kishte ardhur si turist. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com